POSTIMET E FUNDIT

Paqe në Islamabad?

JD Vance mund të udhëheqë negociatat e mundshme të paqes me Iranin në emër të SHBA-ve, nëse bisedimet zhvillohen në Islamabad, bëjnë të ditur burime diplomatike, raporton The Guardian.

Sipas këtyre burimeve, udhëheqja ushtarake e Pakistanit po përpiqet të ndërmjetësojë dialogun mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Përpjekjet vijnë pasi Shtëpia e Bardhë konfirmoi se kreu i ushtrisë pakistaneze, Asim Munir, zhvilloi një bisedë telefonike me Donald Trump lidhur me konfliktin.

Burimet thonë se një takim i mundshëm mes SHBA dhe Iranit mund të mbahet që këtë javë në Islamabad, me synim arritjen e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës që ka nisur rreth një muaj më parë. Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar për vendin apo pjesëmarrjen e palëve.

Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, raportohet se po përgatitet për një vizitë në Islamabad, ndërsa mbetet e paqartë nëse përfaqësues iranianë do të marrin pjesë.

Burime pakistaneze thanë se zëvendës presidenti amerikan, JD Vance, po propozohej si një kryenegociator i mundshëm nga pala amerikane nëse bisedimet do të vazhdonin, në vend të Witkoff ose dhëndrit të Trump, Jared Kushner, i cili udhëhoqi negociatat bërthamore me Iranin para luftës, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB