BallinaBiznesiPanairi i Punës në Greqi, Rama: Derë e re komunikimi me diasporën

Panairi i Punës në Greqi, Rama: Derë e re komunikimi me diasporën

-

Me moton “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”, do të hapë dyert më 2 marsh në Athinë Panairi i Punës, për të gjithë shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Greqi.

Kjo është hera e parë që mbahet një panair i këtij lloji, ndërsa  lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.

Rama fton shqiptarët që jetojnë në Greqi që të shohin perspektivën e kthimit të pjesshëm apo të plotë në Shqipëri, përmes këtij panairi.

“Mirëmëngjes dhe me këtë ftesë në adresë të bashkatdhetarëve tanë në Greqi, për t’u njohur me perspektivën e kthimit të plotë a të pjesshëm me punë në atdhe, përmes panairit të parë të këtij lloji, i cili hap një derë të re komunikimi me diasporën për Shqipërinë 2030, ju uroj të gjithëve të diel të paqtë”, shkruan Rama. Nga dritarja e komunikit online “Sy m’Sy”, Rama iu përgjigj disa prej komentuesve, për çështje që kanë të bëjnë me ecurinë e vendit gjatë qeverisje së tij. Rama tha se po bëhet gjithçka që vendi të përmbushë detyrimet për të qenë i barabartë mes vendeve të tjera evropiane, teksa shtoi se kjo do të ndodhë brenda pak viteve, njofton rtsh.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...