Zyra Federale e Statistikave prezantoi rezultatet e Lohnstrukturerhebung 2024 (LSE), (“Anketa e Strukturës së Pagave 2024”) ku u bë e ditur se paga mesatare në Zvicër ka arritur në 7024 franga në muaj. Pavarësisht këtij niveli të lartë, vërehen dallime të mëdha midis sektorëve, rajoneve dhe grupeve të popullsisë.
Dallimet midis sektorëve
Paga më të larta raportohen në industri me vlerë të shtuar të lartë:
- Kërkim & zhvillim: 9139 fr.
- Industria farmaceutike: 10 159 fr.
- Bankat: 10 723 fr.
- Industria e duhanit: 14 304 fr.
Në mes të shkallës së pagave renditen:
- Industria metalike: 6279 fr.
- Ndërtimtaria: 6616 fr.
- Aviacioni: 7134 fr.
- Tregtia me shumicë: 7478 fr.
- Industria e makinave: 7632 fr.
Sektoret me pagat më të ulëta mbeten:
- Tregtia me pakicë: 5214 fr.
- Akomodimi hotelier: 4715 fr.
- Gastronomia: 4744 fr.
- Shërbimet personale: 4496 fr.
Të ardhurat e ulëta dhe shpërblimet
- 10,8% e punonjësve janë në sektorin e pagave të ulëta (≤ 4683 fr./muaj), mbi 608 000 persona.
- 32,6% e punonjësve kanë marrë bonus, me një shumë mesatare prej 11 967 fr. në vit.
- Diferencat gjinore tek bonuset janë të forta: sa më i lartë bonusi, aq më shumë dominojnë burrat.
Dallimet gjinore dhe struktura e punës
- Diferenca në pagë midis burrave dhe grave është ulur në 8,4%.
- Pozicionet me paga mbi 16 000 fr. në muaj janë 75% të zëna nga burra.
- Në punët me më pak se 4500 fr., 62% janë gra.
- Më shumë arsimim përkthehet në paga më të larta, transmeton 20min.ch.
Dallimet rajonale
- Paga më të larta regjistrohen në Cyrih.
- Më të ulëtat në Ticino.
Evolucioni i pagave
Nga viti 2008 deri në 2024:
- 10% e paguar më mirë u rritën me 16,8%.
- 10% e paguar më pak u rritën me 18,1%.
- Pjesa e mesme e popullsisë pati rritjen më të ulët: 15,4%.
Në vitin 2024, rritja reale e pagave u ndikua nga ulja e inflacionit.
Qëndrimet e institucioneve dhe palëve të tregut
SECO vëren se rezultatet e LSE mbështesin masat shoqëruese dhe se tregu i punës mbetet i qëndrueshëm pavarësisht ngadalësimit ekonomik.
Punëdhënësit theksojnë:
- Tregu zviceran funksionon mirë.
- Rritja e pagave është e qëndrueshme, ndërsa hendeku gjinor po zvogëlohet.
- Sfida kryesore mbetet mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar.
Sindikata paraqesin një tablo më të zymtë:
- Paga reale për punonjësit e zakonshëm ka stagnuar që nga 2016.
- Rritja e kostos së jetesës po godet fort klasën e mesme.
- Sipas tyre, disa punëdhënës nuk kanë kompensuar inflacionin siç duhet.
- Sindikatat paralajmërojnë për një qasje më të ashpër në negociatat e ardhshme, transmeton 20min.ch, pubikon helveticALforum.ch




