5.7 C
Zurich
Saturday, December 13, 2025
spot_img
spot_img

Osmani pritet në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik

Duhet ti lexosh

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot në ora 10:00 pritet në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik.

Osmani, së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu, dje ka udhëtuar në Selinë e Shenjtë më Vatikan. Presidentja do të zhvillojë takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, njofton zyra për informim e Presidentes.

Gjatë vizitës në Vatikan, Presidentja Osmani viziton edhe Bazilikën e Shën Pjetrit.

“Në selinë e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë, ndërkaq, Presidentja Osmani do të organizojë një pritje të fundvitit me përfaqësues të Selisë së Shenjtë, përfaqësues diplomatik dhe personalitete të tjera. Gjatë kësaj vizite ajo do të realizojë edhe një sërë aktivitetesh të tjera me qëllim të thellimit të raporteve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Selisë së Shenjtë”, ka njoftuar Presidenca, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme