9.6 C
Zurich
Thursday, December 18, 2025
spot_img
spot_img

Osmani nga Brukseli: BE nis heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës, fondet zhbllokohen

Duhet ti lexosh

Presidentja Vjosa Osmani njoftoi nga Brukseli, pas përfundimit të Samitit BE–Ballkani Perëndimor, se masat ndaj Kosovës do të fillojnë të hiqen. Një pjesë e masave u hoq menjëherë, ndërsa të tjerat pritet të hiqen plotësisht në fund të janarit.

Osmani e përshkroi vendimin si një lajm shumë pozitiv për Kosovën, duke theksuar se ai reflekton përparim në bashkëpunimin me Bashkimin Evropian.

Ajo shtoi se kjo hap rrugën për vazhdimin e reformave dhe forcimin e marrëdhënieve evropiane, duke nënvizuar rëndësinë e angazhimit të Kosovës për të përmbushur standardet e kërkuara.

“Kemi lajme të shkëlqyeshme për Kosovën. Në fund të Samitit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, pas diskutimeve intensive me partnerët tanë u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës, ku një pjesë e madhe hiqet sot, kurse pjesa tjetër në fund të janarit”, tha ajo.

Gjatë kumtimit të lajmit, në video u shfaq edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili e përgëzoi presidenten Osmani për arritjen e këtij vendimi.

Osmani e falënderoi Ramën për kontributin e dhënë në këtë çështje.

“Gjatë bisedimeve intensive me partnerët tanë u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës, ku një pjesë e madhe i hiqet sot, kurse pjesa tjetër në fund të janarit. Rrjedhimisht, edhe fondet do të zhbllokohen, një pjesë shumë e madhe menjëherë e një pjesë tjetër në fund të janarit”, ka thënë ajo, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme