4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Osmani në krye të delegacionit të Kosovës në varrimin e Papa Françeskut

Duhet ti lexosh

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, do të jetë në krye te delegacionit kosovar që do të jetë pjesëmarrës në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut, të shtunën e 26 prillit.

Një gjë të tillë e bëri të ditur për RTKlive, këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina, i cili thotë se këtë konfirmim ia kanë përcjellë autoriteteve shtetërore në Vatikan.

“Osmani do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut Tashmë e kemi konfirmuar te autoritetet shtetërore në Vatikan se presidentja Osmani, si kreu i shtetit, do ta udhëheqë delegacionin e Kosovës në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut”, tha Kupina.

Varrimi i Papa Françeskut do të mbahet të shtunën, më 26 prill, në orën 10:00 në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, është bërë e ditur nga Selia e Shenjtë. Papa Françesku, vdiq më 21 prill në moshën 88 vjeçare. Ai ishte Papa i 266-të i Kishës Katolike Romane, njofton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit