8.3 C
Zurich
Tuesday, February 3, 2026
spot_img
spot_img

Osmani: Ligji i ri për përfaqësim është i dobët dhe nuk e zëvendëson Balancuesin

Duhet ti lexosh

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani sot ka komentuar Ligjin për “përfaqësim adekuat dhe të drejtë” për të cilën dha mendim pozitiv edhe Komisioni i Venecia. Osmani thotë se ky ligj nuk mund të zëvendësoj Balancuesin për shkak se nuk vepron automatikisht, por varet nga vullneti i administratës.

“Pse ligji i ri për “përfaqësim adekuat dhe të drejtë” është i dobët dhe nuk mund të jetë zëvendësim për balansuesin: Sepse nuk është më i detyrueshëm, por orientues.

Sepse nuk vepron automatikisht, por varet nga vullneti i administratës.

- Advertisement -

Sepse nuk bllokon vendimmarrjen kur shkelet përfaqësimi, por vetëm e regjistron atë.
Sepse nuk vepron ex ante po ex post.

Sepse nuk krijon pasoja juridike të drejtpërdrejta për mosrespektim.

Sepse e zhvendos barazinë nga e drejtë në politikë publike.

- Advertisement -

Sepse lejon interpretim, shtyrje dhe relativizim.

Sepse nuk garanton përfaqësim real, por menaxhim të përfaqësimit.

Balansuesi funksiononte sepse nuk linte hapësirë për improvizim”, shkruan Osmani, transmeton opentv.

- Advertisement -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme