3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

OpenAI refuzon ofertën e shitjes prej 97.4 miliardë dollarësh të Musk 

Duhet ti lexosh

Organizata kërkimore e inteligjencës artificiale OpenAI, e cila zotëron ChatGPT, hodhi poshtë një ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh nga një konsorcium i udhëhequr nga miliarderi Elon Musk, duke thënë se startup-i nuk është në shitje.

“OpenAI nuk është në shitje dhe bordi refuzoi njëzëri përpjekjen e fundit të zotit Musk për të prishur konkurrencën e tij.

Çdo riorganizim i mundshëm i OpenAI do të forcojë organizatën tonë jofitimprurëse dhe misionin e saj për të siguruar që AGI të përfitojë të gjithë njerëzimin,” tha Kryetari Brett Taylor në emër të bordit të kompanisë.

Reuters raporton se kjo është përpjekja e fundit e Musk për të bllokuar startupin që ai themeloi me CEO të OpenAI, Sam Altman, që të mos bëhet një firmë fitimprurëse, pasi ai kërkon të sigurojë më shumë kapital dhe të qëndrojë përpara në garën e inteligjencës artificiale.

Musk u largua nga OpenAI në 2019, pas së cilës kompania krijoi një krah fitimprurës që tërhoqi miliarda dollarë fonde. Pronari i Tesla-s më pas akuzoi startup-in për braktisjen e misionit të tij origjinal dhe për vendosjen e fitimit përpara të mirës publike, njofton euronewsal.

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit