0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

OKB: Shqipëria shënon 3.6 % në 2025. Inflacioni pritet 2.3 %

Duhet ti lexosh

Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.6% në vitin 2025, sipas një raporti të OKB, ndërsa inflacioni parashikohet të jetë në nivelin e 2.3%. Në krahasim me projeksionet e Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave për vitin aktual, që parashikojnë një rritje prej 3.9%, kjo shënon një ngadalësim të lehtë.

Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3,6% në vitin 2025 dhe 3,5% në vitin pasardhës, sipas një raporti për perspektiven ekonomike të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Projeksioni  është 0.3 pikë përqindje krahasuar me pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave që parashikojnë që rritja ekonomike e vendit këtë vit të jetë deri në 3.9 %.

Parashikimet e institucioneve shqiptare mbeten nga ecuria mjaft e mirë e sektorit të turizmit dhe aktivitetit të ndërtimit, në rritje.

Raporti i OKB, marrë nga viti 2017,  tregon se ekonomia shqiptare ka pasur një rigjallërim pas pandemisë së koronavirusit, duke u rritur me 9.1 % në vitin 2021. Ndërkohë sa i takon inflacionit në projeksionin e raportitë OKB thuhet se pritet të jetëë nivelin e 2,3%. Në krahasim me vendet e rajonit, Serbia pritet të ketë rritjen ekonomike me 4.%,

Ekonomia e Malit të Zi me 3,4%, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovinë përkatësisht me 3.2% dhe 2.7% Po ashtu si rritjen ekonomike, Serbia pritet të ketë edhe inflacionin me të lartë në Ballkan, ndërsa Bosnje Hercegovina më të ulëta, njofton për oranews,Gisela Çota.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit