2.7 C
Zurich
Sunday, December 14, 2025
spot_img
spot_img

Ofertë historike nga Arabia Saudite: 10 miliardë euro për blerjen e Barcelonës

Duhet ti lexosh

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja. Ka një ofertë monstruoze për blerjen e Barcelonës: 10 miliardë euro. Sipas një gazetari të “ChiringuitoTV”, princi trashëgimtar i Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman, ka gati këtë ofertë të jashtëzakonshme për blerjen e klubit katalanas.

Barcelona po kalon një situatë financiare nga më komplekset në historinë e saj. Borxhi total i klubit e kalon shifrën e 2.5 miliardë eurove. Oferta e pritshme e bin Salman do të përfaqësonte një ndryshim epokal, sepse shuma e 10 miliardë eurove nuk do të shërbente vetëm për shlyerjen e borxhit.

Në këtë rast do të kemi të bëjmë me një ristrukturim të klubit, investime më të mëdha për blerjen e lojtarëve dhe modernizimin e infrastrukturës, duke kompletuar projektin e “Camp Nou” të ri.

Por ka edhe një pengesë, pasi Barcelona nuk është një klub si të tjerët. Është formalisht në pronësi të ortakëve të saj, të cilët duhet të shprehen në lidhje me një ndryshim kaq rrënjësor. Shitja e mundshme e klubit te një investitor i huaj do të hapte një debat të ndezur sa i takon identitetit të Barcelonës, modelit të saj demokratik dhe së ardhmes së motos “Més que un club” (më shumë se një klub), transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme