3.8 C
Zurich
Thursday, January 29, 2026
spot_img
spot_img

OEK dhe Konsullata e Kosovës në Stuttgart hapin rrugën për investime të reja gjermane

Duhet ti lexosh

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), z. Lulzim Rafuna, ka zhvilluar një takim zyrtar me Konsullin e Republikës së Kosovës në Stuttgart, z. Hamdi Berbatovci, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe promovimin e Kosovës si destinacion tërheqës për investime të huaja.

Gjatë takimit, Konsulli Berbatovci shprehu gatishmërinë e plotë të Konsullatës së Kosovës në Stuttgart për të mbështetur iniciativat që synojnë lehtësimin e komunikimit dhe ndërlidhjen e drejtpërdrejtë ndërmjet bizneseve kosovare dhe investitorëve gjermanë. Ai theksoi se Kosova ofron potencial të konsiderueshëm për investime, veçanërisht në sektorë me zhvillim të shpejtë dhe perspektivë afatgjatë.

Një nga pikat kyçe të diskutimit ishte themelimi i Komitetit Veprues Kosovë–Stuttgart, një iniciativë e përbashkët që pritet të krijojë një kornizë më të strukturuar për bashkëpunim ekonomik. Ky komitet do të shërbejë si platformë koordinuese për aktivitetet ekonomike, shkëmbimin e informacionit dhe nxitjen e projekteve të përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Përmes këtij angazhimi institucional dhe bashkëpunimit të drejtpërdrejtë mes Odës Ekonomike të Kosovës dhe Konsullatës së Kosovës në Stuttgart, synohet ndërtimi i një ure të qëndrueshme bashkëpunimi. Kjo pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e shkëmbimeve tregtare, forcimin e lidhjeve biznesore dhe tërheqjen e investimeve strategjike, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të Kosovës, transmeton Oda Ekonomike e Kosovës, përcjell helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme