3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

OBSH dhe BE kundër Trump

Duhet ti lexosh

Bashkimi Evropian, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe autoritetet shëndetësore britanike kanë reaguar pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili një ditë më parë e lidhi përdorimin e paracetamolit gjatë shtatzënisë dhe vaksinimin në fëmijëri me rritjen e rasteve të autizmit.

Organizatat ndërkombëtare theksojnë se nuk ka asnjë provë shkencore që mbështet këto pretendime.

Agjencia Evropiane e Barnave tha se paracetamoli vazhdon të jetë i sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë, kur është i domosdoshëm, duke theksuar se nuk ka të dhëna të reja që të kërkojnë ndryshim të rekomandimeve.

Në të njëjtën linjë qëndron edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila deklaroi se “dëshmitë janë të papërputhshme dhe nuk tregojnë lidhje të qartë mes përdorimit të paracetamolit dhe autizmit”.

Sipas OBSH-së ka pasur disa studime që kanë ngritur dyshime, por asnjë nuk ka vërtetuar lidhje shkak-pasojë. Në deklaratën e saj, OBSH i bëri thirrje publikut dhe institucioneve të tregojnë kujdes me përhapjen e informacionit të paprovuar, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve dhe grave shtatzëna.

Edhe rregullatori shëndetësor britanik konfirmoi se paracetamoli është i sigurt për t’u përdorur, duke këshilluar që të merret në dozat më të ulëta dhe vetëm kur është e nevojshme.

Deri më tani, të gjitha institucionet ndërkombëtare të shëndetësisë mbështeten në të dhëna që tregojnë sigurinë e paracetamolit dhe efikasitetin e vaksinave. Shkenca ka qenë e qartë, janë shprehur ata: nuk ka asnjë lidhje të provuar mes paracetamolit, vaksinave dhe autizmit.

Ndërkohë, mjekët u bëjnë thirrje prindërve të mos ndikohen nga deklarata politike dhe të konsultohen me profesionistët e shëndetit. Nga Artur Mata, transmeton rtsh

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit