Sëmundjet orale prekin gjysmën e popullisë së Evropës. Sipas OBSH,1 në 2 persona kanë problem me dhëmbët që neglizhohen,
Ekspertët kanë nxjerr në pah se përdorimi i duhanit, konsumimi i alkoolit dhe ushqyerja jo e shëndetshme janë faktorët kryesorë që shkaktojnë sëmundjet orale. Ndërkohë të njëjtët faktorë lidhen drejtpërdrejt edhe me shumë sëmundje jo të transmetueshme, përfshirë kancerin, sëmundjet e frymëmarrjes, ato kardiovaskulare dhe diabetin.
Kjo sipas ekspertëve do të thotë se politikat për përmirësimin e shëndetit oral do të ndihmonin njëkohësisht në parandalimin e disa prej sëmundjeve më të rënda kronike.
Nisur nga kjo situatë, Organizata Botërore e Shëndetësisë u bën thirrje qeverive të veprojnë, duke përafruar politikat kombëtare me Strategjinë Globale për Shëndetin Oral dhe agjendat për sëmundjet jo të transmetueshme. Rekomandohet gjithashtu financim i dedikuar për shëndetin oral, ulja e konsumit të sheqerit përmes etiketimit dhe taksimit, forcimi i kontrollit të duhanit, integrimi i shërbimeve dentare në kujdesin parësor dhe modernizimi i fuqisë punëtore në shëndetin oral, për të garantuar mbulim shëndetësor universal për të gjithë qytetarët, transmeton euronewsal.




