7 C
Zurich
Monday, February 2, 2026
spot_img
spot_img

Obeziteti në alarm, ekspertët bëjnë thirrje për ushqim të shëndetshëm

Duhet ti lexosh

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bën thirrje vendeve të forcojnë politikat për ushqim të shëndetshëm në shkolla, duke paralajmëruar se mënyra e ushqyerjes gjatë fëmijërisë ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e individit gjatë gjithë jetës.

Udhëzimi i ri global i OBSH-së vjen në një kohë kur edhe Shqipëria, ashtu si shumë vende të tjera, po përballet me rritje të ndjeshme të mbipeshës dhe obezitetit tek fëmijët, ndërkohë që kequshqyerja mbetet ende një problem i pranishëm.

Sipas OBSH-së, 1 në 10 fëmijë dhe adoleshentë në botë jeton me obezitet, duke tejkaluar për herë të parë numrin e fëmijëve nën peshë. Organizata paralajmëron se obeziteti në fëmijëri rrit ndjeshëm rrezikun për diabet, sëmundje të zemrës, goditje në tru, kancer dhe sëmundje të tjera kronike në moshë të rritur.

- Advertisement -

Ekspertët theksojnë se shkollat janë në vijën e parë të kësaj beteje, pasi fëmijët kalojnë një pjesë të konsiderueshme të ditës aty. Aktualisht, rreth 466 milionë fëmijë në mbarë botën përfitojnë ushqim në shkollë, por mungojnë të dhëna të plota mbi cilësinë ushqyese të ushqimeve që u shërbehen.

Për herë të parë, OBSH u kërkon shteteve të adoptojnë një qasje gjithëpërfshirëse shkollore, ku ushqimet dhe pijet e ofruara brenda dhe përreth shkollave të jenë të shëndetshme dhe ushqyese. Udhëzimi rekomandon vendosjen e standardeve të detyrueshme, kufizimin e ushqimeve me përmbajtje të lartë sheqeri, kripe dhe yndyrnash, si dhe masa që nxisin zgjedhje më të shëndetshme.

Sipas OBSH-së, deri në tetor 2025, 104 shtete kishin miratuar politika për ushqimin e shëndetshëm në shkolla, por vetëm 48 prej tyre kufizonin marketingun e ushqimeve jo të shëndetshme. Organizata thekson se këto politika duhet të shoqërohen me monitorim dhe zbatim të fortë, për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve dhe për të parandaluar sëmundjet kronike në të ardhmen, transmeton euronewsal.

- Advertisement -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme