4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Nuk ka si Zvicra – kujdes edhe për dashamirësit e librit

Duhet ti lexosh

Nga: Dashnim HEBIBI

Libra me çmime simbolike në Cyrih

Zürich, 21 gusht – Zvicra di të kujdeset edhe për dashamirësit e librit – për ata që lexojnë dhe e duan leximin. Në disa shitore në Cyrih, libri nuk shihet vetëm si mall tregu, por si pasuri shpirtërore që duhet të jetë e qasshme për të gjithë.

Çmimi, sa një çokolladë

Në një nga këto dyqane, një libër mund të blihet vetëm për 2 franga zvicerane, duke e bërë leximin më të afërt me qytetarin e zakonshëm. Ideja e uljes së çmimeve është vlerësuar si një hap i rëndësishëm për promovimin e kulturës së leximit.

“Është respekt për librin dhe për lexuesin, që edhe në këtë kohë të teknologjisë t’u jepet mundësi njerëzve të marrin libra me çmime të arsyeshme,” – u shpreh një vizitor i dyqanit.

Shembull për t’u ndjekur

Ky model shihet si shembull që mund të frymëzojë edhe vendet tona, ku libri shpesh mbetet i shtrenjtë dhe i paarritshëm për shumë njerëz duke e pasur parasysh të ardhurat atje.

Foto: D.H

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit