1.9 C
Zurich
Thursday, December 4, 2025
spot_img
spot_img

Nuk është e lehtë të jesh shqiptar në Manastir

Duhet ti lexosh

Hamzë Morina, ish kryetar i LAPSH-it në Zvicër, një jetë të tërë shkollës shqipe

Gjatë vizitës që i bëmë Muzeut të Alfabetit (ABC së), me Agim Paçarizi në Manastir kërkuam të takonim edhe studenten e guximshme Emira Selimi, e cila përkundër kundërshtimeve, hapi Biblioteken e parë shqiptare ” Linkest ” në Manastir.

Ajo nuk ishte atë ditë në Manastir, pasi kishte udhëtuar për të festuar Festën e Flamurit në Tiranë e Vlorë.

Hamzë Morina i pari nga e djathta me miqtë e tij

Por nga respekti që kishte na tha se duhet të takoheshim me djaloshin trim e mikpritës Lirim Selimi me të cilin nuk ishin kushërinj por veprimtarë idealistë i cili na shoqëroi dhe kaluam çaste të bukura. Nga tërë biseda që patem pranë tryezës me ëmbëlsira e kafe më mbeti në mendje këshilla e tij për ne, se: ” Nuk është e lehtë të jesh shqiptar në Manastir”!

Një e vërtetë e madhe që të shtyn të mendosh thellë.

Një këmbanë qê duhet të tingëllojë në ndërgjegje. Ne që jetojmë në qendër, Tiranë e Prishtinë me zhurmën e pakuptimtë pa lodhur mendjen për periferinë dhe kujdesin që duhet bërë për shqiptaret në periferi të mbetur padrejtësisht nën tutelat sllave e greke në Manastir, Preshevë, pazar i ri, Plavë e Guci e Janinë!

Vajzat e djemtë e guximshëm si këta në Manastir kërkojnë kujdesin tonë të munguar.

Ku jemi…?

Me djem e vajza si Emira e Lirimi e shumë të tjerë shpresa nuk humb dhe se fryma shqiptare po ngjallet çdo ditë.

Ju paçim me shëndet e vullnet të shtuar Lirim Selimi!, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme