1 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Norvegjia e fiton titullin e dhjetë të Evropës

Duhet ti lexosh

Të dielën në finalen e zhvilluar në Vjenë, norvegjezet fituan 31:23 ndaj Danimarkës. Pjesa e parë ishte thuajse e barabartë. Rezultati pas 30 minutave ishte 13:12 në të mirë të Norvegjisë. Por pjesa e dytë u takoi plotësisht norvegjezeve që krijuan epërsi bindëse. Norvegjia e ka fituar titullin e dhjetë të Evropës dhe të tretin rresht. Danimarka është Kombëtarja e dytë më e suksesshme në histori të Kampionateve Evropiane. Ka tre tituj dhe katër vende të dyta. Henny Reistad u shpall më e mira e finales. Ajo udhëhoqi Norvegjinë me tetë gola.

Vendin e tretë e zuri Hungaria. Për medalje të bronztë, Hungaria fitoi 25:24 ndaj Francës. Finalja u zhvillua në praninë e 8775 shikuesve./ K.Goca

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit