0.2 C
Zurich
Friday, January 16, 2026
spot_img
spot_img

Nju Jork: “Mrekullia në Hudson” – 17 vjet më parë, një ulje e jashtëzakonshme e aeroplanit në lumë

Duhet ti lexosh

Nga Beqir SINA New York City

Shpëtuan të gjithë 155 personat, ndërkohë që pesë persona pësuan lëndime të rënda, por askush nuk humbi jetën.

Më 15 janar 2009, një ditë e zakonshme dimri në Nju Jork u kthye në një nga momentet më dramatike të historisë së aviacionit në SHBA. Avioni i aerokompanisë “US Airways Flight 1549”, një Airbus A320 me 150 pasagjerë në bord dhe 5 anëtarë të ekuipazhit, u ngrit nga Aeroporti LaGuardia me destinacion Charlotte, Karolinën e Veriut. Vetëm pak sekonda pas ngritjes, rreth 2 minuta në ajër, avioni u përplas me një tufë pata të egra – patokësh kanadezë (Canada geese).

Goditja shkaktoi dëmtim të rëndë të të dy motorëve në një ashtu të quajtur bird strike që i la motorët pothuajse pa fuqi tërësisht.

Kapiteni i parë Chesley “Sully” Sullenberger, një pilot me përvojë të gjatë dhe njohuri të thella në fluturime me aeroplane pa motor (glider pilot), mori menjëherë kontrollin. Ai me bashkë-pilotin Jeffrey Skiles, u përpoqën të rindiznin motorët, por pa sukses.

Koha ishte jashtëzakonisht e shkurtër vetëm rreth 3 minuta e gjysmë nga goditja deri në ulje.

Kapiten Sullenberger refuzoi opsionet nga komanda e vrojtimit për t’u kthyer në LaGuardia apo për të provuar një aeroport më të afërt në Nju Xhersi (Teterboro), sepse avioni po binte shumë shpejt dhe lartësia nuk mjaftonte.

Ai vendosi për një manovër jashtëzakonisht të rrezikshme: ulje emergjente në ujë, në lumin Hudson, mes Manhattanit dhe Nju Xhersit.

Në orën 15:31, avioni preku sipërfaqen e lumit me një shpejtësi rreth 230 km/orë, me kënd të saktë uljeje dhe pa u kthyer apo plasur.

Ishte një ulje perfekte për ato rrethana e quajtur nga ekspertët “ulja më e suksesshme në ujë në historinë e aviacionit”.

Pasagjerët dhe ekuipazhi evakuuan shpejt nëpërmjet dyerve dhe dritareve të krahëve. Temperatura e ujit ishte vetëm 5°C dhe ajri -7°C, por anijet e afërta turistike dhe të rojës bregdetare (përfshirë ferribotat NY Waterway) mbërritën brenda pak minutash.

Ata shpëtuan të gjithë 155 personat. Pesë persona pësuan lëndime të rënda, por askush nuk humbi jetën.

Kjo ngjarje u quajt “Mrekullia në Hudson” nga vetë guvernatori i Nju Jorkut, David Paterson.

Shtypi anerijan tha se kombinimi i aftësisë së pilotëve, qetësisë nën presion, dizajnit të sigurt të avionit Airbus A320 dhe reagimit të shpejtë të shpëtimtarëve në lumin e ngarkuar me trafik krijuan një fund të lumtur në një situatë që lehtë mund të kthehej në tragjedi masive.

Sot, pas 17 vitesh, kjo histori vazhdon të kujtohet në qytetin e Nju Jork-t, për atë mrekulli që Sullunberg në mënyrë profetike ja dedikon besimit të tij Zotit, së pari , që njeriu ka përvojën, vendimmarrjen e shpejtë dhe aftësinë.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme