-2.4 C
Zurich
Friday, November 28, 2025
spot_img
spot_img

Njoftim Zyrtar për Shtyrjen e Mbajtjes së Festivalit “Diaspora Fest 2026”

Duhet ti lexosh

NJOFTIM ZYRTAR

Shtyrja e Festivalit “Diaspora Fest 2026”

Të nderuar pjesëmarrës, bashkëpunëtorë, partnerë institucionalë dhe dashamirë të kulturës shqiptare.

Me keqardhje të thellë ju njoftojmë se festivali “Diaspora Fest 2026”, i paraparë të mbahej më 31 janar dhe 01 shkurt 2026, detyrohet të shtyhet për një datë të pacaktuar.

Ky vendim, megjithëse i rëndë dhe i vështirë, është marrë pas një zhvillimi serioz shëndetësor që ka prekur një prej partnerëve tanë kryesorë në organizim. Për ne, shëndeti dhe mirëqenia e bashkëpunëtorëve tanë mbeten prioritet i patjetërsueshëm.

Ne mbetemi të përkushtuar që “Diaspora Fest” të realizohet me dinjitetin, përmasën dhe nivelin artistik që është synuar që në fillim. Festivali nuk anulohet, por vetëm shtyhet, derisa të krijohen kushtet që të gjithë partnerët të jenë të pranishëm dhe të angazhuar në masën e duhur, ashtu siç e meriton ky projekt i madh të diasporës shqiptare në Zvicër.

Për çdo informacion të ri lidhur me datën e rishikuar të festivalit, do të njoftoheni me kohë përmes kanaleve tona zyrtare.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin, solidaritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme!

Me respekt;

Organizatorët e Festivalit “Diaspora Fest 2026”

SH.K.A “DARDANIA” – Winterthur & SH.K.SH “ILIRIA” St. Gallen

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit