1.7 C
Zurich
Wednesday, December 17, 2025
spot_img
spot_img

Njoftim për ofrimin e shërbimeve konsullore në Zvicër

Duhet ti lexosh

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka njoftuar shtetasit e saj që jetojnë dhe qëndrojnë në Zvicër lidhur me orarin e ofrimit të shërbimeve konsullore për fundin e vitit.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e rregullta konsullore (me përjashtim të rasteve emergjente) në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, Konsullatën në Cyrih, si dhe në Ambasadën në Bernë, për këtë vit kalendarik do të ofrohen vetëm deri më 19 dhjetor 2025.

Ambasada bën të ditur se shërbimet konsullore do të rifillojnë nga data 5 janar 2026.

Për raste emergjente, shtetasit e Republikës së Kosovës luten të kontaktojnë në numrin emergjent:
+41 (0) 77 479 11 86

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë u bën thirrje qytetarëve që të planifikojnë me kohë shërbimet e nevojshme dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për informacione shtesë, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme