4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Njoftim nga Universiteti i Shkodrës

Duhet ti lexosh

Fondacioni Federal Gjerman për Mjedis (Deutsche Bundesstiftung Umwelt – DBU), ofron Fellowship ne Gjermani për një periudhë kohore nga 6 – 12 muaj për studentet aktual PhD dhe të diplomuarit master të të gjitha disiplinave. Ky Fellowship, jo vetëm u jep mundësi studentëve për tu njohur dhe zhvilluar njohuritë e tyre praktike, por krijon dhe lidhje nderistitucionale nepermjet supervizoreve të të dyja institucioneve (Gjermani – Shqiperi).

Info rreth programit: https://www.dbu.de/en/promotion/moe-fellowship/

Aplikimi kryhet online, bashkangjitur linku me poshte per aplikim:

https://cms.dbu.de/2602.html

Për aplikim nevojiten:

  1. Një projekt proposal (max. 3 faqe A4, shikoni FAQ për strukturen);
  2. Një letër rekomandim për mbështetje dhe konfirmim te rëndësisë rreth temës së propozuar (1 A4, nga një Profesor, Dr);
  3. Listë notash dhe diplomat në anglisht;
  4. CV ne anglisht

Ofrohet:

  1. Pagesë prej 1350 euro (e pa taksuar);
  2. Sigurim;
  3. Një muaj (muaji i parë në Gjermani) kurs intensiv gjermanisht (mbulohet nga fondacioni);
  4. Asistim për gjetjen e host institution (universitet, institut kerkimor, kompani etj);
  5. Kohëzgjatja e bursës është 6 muaj deri në 12 muaj në varësi të dëshirës dhe ecurisë.

Afati për aplikimet e rradhës është data 5 Mars dhe 5 Shtator 2025. / Universiteti i Shkodrës

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit