Në prag të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ansambli “TROJET” sjell para publikut një koncert festiv që buron nga shpirti, nga historia dhe nga dashuria e thellë për atdheun. Një mbrëmje ku tingulli i lahutës, hapi i valles dhe fjala poetike bashkohen në një zë të vetëm, zë i kujtesës, krenarisë dhe identitetit tonë kombëtar.
Ky koncert nuk është vetëm një ngjarje artistike. Ai është një përkulje me nderim ndaj sakrificës së popullit tonë për çlirimin e vendit nga okupatori, një falënderim i sinqertë për Çlirimtarët, për nënat, për djemtë dhe vajzat që me gjakun dhe përkushtimin e tyre sollën lirinë. Është edhe një betim i heshtur se rrënjët tona nuk harrohen kurrë, pavarësisht se ku jetojmë.
Në këtë mbrëmje kujtohen dëshmorët, heronjtë dhe familjet legjendare, falë të cilëve sot festojmë të lirë. Përmes interpretimit të tri grupmoshave të reja të Ansamblit “TROJET”, brezat lidhen mes vete dhe trashëgimia kulturore përcillet me dashuri, respekt dhe përgjegjësi.
Në skenë do të ngjiten artistë që me zërin, muzikën dhe shpirtin e tyre i japin jetë traditës shqiptare. Lahuta, kënga, vallja dhe poezia do të ndërthuren në një rrëfim të gjallë për Kosovën, për sakrificën dhe për shpresën që vazhdon të jetojë në zemrat tona.
Ansambli “TROJET”, i lindur nga malli për vendlindjen dhe i rritur me përkushtim në mërgim, mbetet një urë e fortë që lidh traditën me të sotmen dhe me të ardhmen. Ky koncert është dëshmi se kultura jonë jeton, frymon dhe vazhdon të ndriçojë rrugën e brezave që vijnë.
Një mbrëmje festive, një takim zemrash dhe një thirrje për të qenë bashkë, nën një flamur, me një këngë dhe me një dashuri të përbashkët për Kosovën dhe kombin shqiptar.
Hyrja për publikun është falas.
Hapja e dyrve , 18:30
Fillimi i programit , 19:00
Koncerti bahet në Hotel Zentrum Töss, Zürcherstrasse 106, 8406 Winterthur.
Për informacione shtesë:
+41 79 894 55 66
+41 78 890 63 86
Ansambli “TROJET” ju fton të bëheni pjesë e kësaj mbrëmjeje festive, për të festuar së bashku Pavarësinë e Kosovës përmes artit, kujtesës dhe traditës shqiptare.
#miqësia#këngë#atëdhe#trojetshqiptare#Trashëgimi#shqiptaretneperbote#Valle#Kulturë#Atdheu
transmeton helveticALforum.ch




