1 C
Zurich
Monday, December 22, 2025
spot_img
spot_img

Një zë i fuqishëm nga diaspora shqiptare në Itali për Luginën e Preshevës

Duhet ti lexosh

Me ftesë të Federatës Kombëtare të Shoqatave Shqiptare në Itali (FNAI), Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, Enkel Rexhepi, mori pjesë në Konferencën e fundvitit kushtuar Kosovës Lindore – dje, sot dhe sfidave të së ardhmes, e cila u mbajt në Itali me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të diasporës shqiptare, shoqatave dhe aktivistëve të angazhuar, transmeton helveticALforum.ch. Në këtë konferencë u miratua një rezolutë e qartë dhe e drejtpërdrejtë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke dënuar praktikat diskriminuese dhe shkeljet sistematike të të drejtave civile, politike, ekonomike dhe arsimore. 

Rezoluta thekson veçanërisht shqetësimin për pasivizimin e adresave, i cili po përdoret si mekanizëm administrativ për zvogëlimin artificial të pranisë shqiptare, si dhe kërkon:

  • përfaqësim institucional të drejtë të shqiptarëve,
  • përdorim të plotë dhe zyrtar të gjuhës shqipe,
  • ndalim të praktikave që çojnë në spastrim etnik administrativ,
  • dhe angazhim më aktiv të Bashkimit Evropian dhe mekanizmave ndërkombëtarë për garantimin e të drejtave themelore.Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, Enkel Rexhepi, falënderoi diasporën shqiptare në Itali, shoqatat dhe aktivistët për angazhimin e tyre të vazhdueshëm në ngritjen e zërit për Luginën e Preshevës, duke e mbajtur këtë çështje të pranishme në vëmendjen publike dhe ndërkombëtare.

“Atdhetarizmi dhe përkushtimi i diasporës janë dëshmi se Lugina e Preshevës nuk është dhe nuk do të mbetet e vetme”, theksoi Rexhepi, duke nënvizuar rëndësinë e bashkërendimit institucional dhe kombëtar për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme