3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Një tryezë me rrënjë të thella – Ambasadori Demiri dhe zëri i Luginës

Duhet ti lexosh

/ Nga: Dashnim HEBIBI, AARBURG

Takim i ngrohtë me Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, z. Rexhep Demiri, dhe veprimtarë të njohur nga Lugina e Preshevës

Aarburg, qershor 2025 – Kur takon Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Maqedonisë, z. Rexhep Demiri, koha duket sikur zgjatet vetvetiu. Fjalët e tij mbajnë peshën e përvojës dhe qetësinë e urtësisë. Kështu ndodhi edhe gjatë një dreke pune të ngrohtë dhe domethënëse, ku përveç Ambasadorit Demiri ishin të pranishëm edhe disa nga emrat më të njohur të veprimtarisë kombëtare nga Lugina e Preshevës.

Në mesin e të pranishmëve ishin z. Shefket Hasani, ish-komandant i UÇPMB-së dhe i njohur si njeriu që krisi i pari pushkën për ribashkimin me Kosovën; z. Fadil Selmani, atdhetar i devotshëm, bamirës dhe lobist i paepur për çështjen shqiptare; z. Fazli Musliu, kryetar nderi i Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”, bamirës dhe figurë e palëkundur kombëtare; si dhe z. Zejnullah Namani, ish-kryetar i Shoqatës Humanitare “Medvegja”, njëkohësisht bamirës dhe personalitet i veçantë me qendër veprimi në Fully të Zvicrës.

Edhe pse vapën e madhe e thente lumi i Aarburgut, fjalët që ndaheshin mes të pranishmëve ishin si uji i freskët që buron nga malet e Sharrit, Rugovës, Karadakut apo Tomorrit.

Biseda që zhvillohej nuk ishte thjesht kujtim i së kaluarës, por frymëzim për të ardhmen. Evokoheshin momentet e hershme të angazhimit atdhetar të Ambasadorit Demiri, kur ishte ende shumë i ri dhe bashkë me z. Hasani ndanin idealin e përbashkët të lirisë dhe dinjitetit shqiptar.

Ky takim ishte më shumë se një drekë pune – ishte një dëshmi e gjallë e unitetit, dashurisë për kombin dhe përkushtimit për të ardhmen e shqiptarëve kudo që janë.

Ambasador Demiri është me të vërtetë një personalitet që kudo ku shkel, sjell frymën e bashkimit dhe të paqes. Lum ne që e kemi përfaqësues të denjë të komunitetit tonë në skenën diplomatike.

Mirupafshim herëve të tjera, me shpresë e përkushtim për më shumë bashkëveprim dhe harmoni mes nesh.

SAM24.info

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit