Nga Bajram FUSHA
Autori është drejtor i Odës së Bizneseve Sllovene në Kosovë
Në Zvicër pata kënaqësinë e veçantë të njoh nga afër zotëri Darling Vlora, stërnip i Ismail Qemali – një trashëgimi e madhe që ai e bart me përulësi, dinjitet dhe respekt, duke e shndërruar në vlerë morale e jo në ekspozim formal.

Takimi u realizua me rastin e promovimit të dy librave në Langenthal të Zvicrës, me ftesë të zotëri Florim Useini dhe Dashnim Hebibi
Qasja e zotëri Darling Vlora është bashkuese, e qetë, larg zhurmës, por me ndikim të qëndrueshëm në komunitetin shqiptar. Profili i tij karakterizohet nga maturia, besueshmëria dhe angazhimi i heshtur – dëshmi e qartë se vazhdimësia e vlerave ndërtohet më së miri përmes veprës dhe qëndrimit personal.

Një nder i rrallë dhe emocion i veçantë – ta mbaj në dorë vizit-kartën origjinale të Ismail Qemalit, një copë histori që flet më shumë se fjalët.
Po ashtu, ishte nder i veçantë takimi dhe shoqërimi me Arsim Mulliqaj , ku bashkimi i miqësisë, historisë dhe vizionit krijoi një atmosferë që rrallë përjetohet – njerëz që e respektojnë thellë të kaluarën dhe ndërtojnë të ardhmen me dinjitet.

Udhëtimin e bëri edhe më domethënës rrugëtimi dhe shoqërimi me zotëri Nexhip Sheholli, duke e kthyer këtë përvojë në më shumë se një vizitë: në një kujtim që mbetet.

Respekt për njerëzit që ndërtojnë ura, ruajnë kujtesën dhe lënë gjurmë pa zhurmë.




