Nga Shefqet Cakolli, President i SHKA “Dardania” në Zvicër
Po ecja rrugëve të Prishtinës për punët e mija edhe administrative, dhe kah mbrëmja më kishte kapur edhe uria, dhe po shikoja të darkoja diçka të gatshme!
Si zakonisht shija ime është më shumë si themi te ne, me lugë!
Hyra në një gjellëtore dhe ende pa parë gjë me ra në sy një figur që kishin kalua dy vite që se kisha takuar nga hera e fundit kur ishte te ne në Zvicer, në ambientet e shoqërisë sonë të SH.K.A “Dardania” në Winterthur!
Si çdo here një zotri pedant i veshur si zotri, me një sharm të hijeshëm të pleqërisë që pak se vërehej nga mosha që ka!
Po i dilja përpara duke e thirr në emër, përshëndetje baca Shaban!
Ai po me fliste po ende spo e kuptonte tërsisht ku me kishte taku ma së fundi, duke e vërejt po ja ndihmoja, dhe në ate moment sa po e kuptoj, me përqafoj edhe dy hera tjera sepse tani më ishte i sigurt se me kë po fliste e përshëndetej!
Kështu filloj muhabeti ynë duke u njohur me sukseset e njëri tjetrit, me respektin që kishim për njëri tjetrin, sepse pak a shumë ishim të dy të një lamije kulturore, qe po merreshim me art e kulturë, pa dashur të barazohem me këtë burrë të madh të shumë veprave të shkruara e të botuara që ka bërë deri më tani, andaj me të vërtet kisha një respekt të veqant për te!
Darkuam bashkë një ushqim tradicional, dhe më shumë bisda se sa ushqim e pije që nuk kishta shansa me nxjerr portofolin para tij!
Por nuk u ndalem me kaq vazhduam rrugën te një ambient tjetër për me i pi nga dy qaja, për të vazhdua me ide e shtjellime të temave të ndryshe si këngën e Rexhes, mandej Hasan Aga dhe Poturesha, me çka kisha një ide që ma kishte sygjeru vajza ime e madhe, dhe thënë sinqerisht edhe baces Shaban i pëlqeu si ide!
Si mërgimetar që jemi, nuk kaluam dot muhabeteve tona kulturore, pa e prekur edhe aspektin aktual politik, dhe ramë në dakord se kjo klas politike është e qoroditur me veprimet e tyre karshi shtetit dhe institucioneve tona!
Një ndnjenjë që me la përshtypje nga modestia e bacës Shaban, ishte koha që mori të jetë me mua karshi moshës, dhe obligimeve të veta të përditëshme, duke u ndar kështu te sheshi Gjorgj Bush, apo te katedralja në Prishtine, dhe duke mos pranu që ta përcjell me makinë deri te vendi ku kishte me shkua!
U përshëndetem kështu me shpres se do të takohemi prap!




