4.9 C
Zurich
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

Një takim frymëzues me shkrimtaren e vogël Chanel Bashhysa

Duhet ti lexosh

Në ambientet e shkollës sonë Via Lamarmora, 16 14100 Asti (At), Asti, Italy, 14100 patëm kënaqësinë e veçantë të mirëpresim shkrimtaren e vogël Chanel Bashhysa, e cila, së bashku me gjyshen e saj, gazetaren dhe shkrimtaren e mirënjohur Anxhela Kosta, prezantoi librin e saj të parë me titull “Michelle e il suo sogno da principessa”.

Takimi u zhvillua në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe miqësore, ku nxënësit tanë treguan interes të veçantë dhe u përfshinë aktivisht në bashkëbisedim. Ata i drejtuan Chanel-it pyetje të shumta dhe mjaft interesante, si rreth jetës së saj, ashtu edhe rreth përrallës që kishte shkruar, duke dëshmuar kuriozitet dhe dashuri për librin dhe krijimtarinë letrare.

Një nga pyetjet që spikati ishte ajo lidhur me ndjenjën e krenarisë për origjinën e saj shqiptare. Përgjigjja e Chanel-it ishte e menjëhershme dhe plot emocion:
“Po, jam krenare që jam shqiptare!” — një deklaratë që u prit me duartrokitje dhe entuziazëm.

- Reklama -

Pas prezantimit të librit, aktiviteti u pasurua me këngë dhe valle tona tradicionale, të interpretuara nga nxënësit, të cilat i dhanë edhe më shumë gjallëri dhe ngrohtësi atmosferës. Në fund, një bufe me ëmbëlsira shoqëroi këtë ngjarje të bukur kulturore, duke e bërë takimin edhe më të këndshëm për të gjithë pjesëmarrësit.

Falënderojmë përzemërsisht Chanel Bashhysa për praninë e saj dhe për shembullin frymëzues që i dha fëmijëve tanë. I urojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj të bukur në botën e artit dhe letërsisë, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme