3.8 C
Zurich
Monday, February 16, 2026
spot_img
spot_img

Një Natë e Pashlyeshme Kulturore: Manifestimi Tradicional Kërçovar në Zvicër

EKSKLUZIVE

Shoqata Kulturore Kërçova–Zvicër organizoi mbrëmë një nga ngjarjet më të bukura dhe domethënëse të vitit, Manifestimin Tradicional Kërçovar, duke mbledhur bashkë komunitetin dhe duke celebruar trashëgiminë tonë kulturore me një pasion të jashtëzakonshëm.

Ngjarja, nën moderimin e aktorit të njohur kërçovar Rrahim Ramadani dhe Meslia Ramadani, u hap me himnin kombëtar të interpretuar nga këngëtari i mirënjohur Naser Ballazhi, duke i dhënë menjëherë atmosferës një shkëlqim të veçantë. Publiku gjithashtu pati mundësinë të dëgjojë një këngë premierë, e cila u mirëprit me entuziazëm të madh.

Screenshot

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i shoqatës, Resul Mehmedi, përshëndeti komunitetin dhe uruan 17 Shkurtin, ditën e Pavarësisë së Kosovës. Manifestimi nderoi gjithashtu dy personalitete të shquara: profesorin e nderuar të gjuhës shqipe, Nazif Selimi, dhe gazetarin e mirënjohur Sadik Emroja, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për shoqërinë kërçovare.

- Reklama -

Gjatë programit, fjalën motivuese dhe përshëndetëse e mori doktori i nderuar Florim Cuculi, duke transmetuar krenarinë dhe identitetin e Kërçovës sonë në Zvicër.

Grupi Artistik i Shoqatës prezantoi valle tradicionale me profesionalizëm të lartë, duke treguar pasionin dhe përkushtimin për ruajtjen e kulturës tonë. Ky grup është pa dyshim krenaria më e madhe e shoqatës, duke lidhur brezat dhe duke mbajtur gjallë traditat e komunitetit. Manifestimi vlerësoi edhe kontributin e poetes Kendime Sadiku, e cila, për shkak të angazhimeve personale, u lidh online dhe ndau krijimtarinë e saj me të gjithë të pranishmit. Për më tepër, dy talentet e reja kërçovare, këngëtaret Anila Mahmudi dhe Melisa Selimi, performuan me zëra të jashtëzakonshëm, duke dhuruar emocione të forta.

Tradita vazhdoi me këngë me çifteli, të interpretuara nga grupi “Oda Uskana”, i cili solli atmosferën autentike të Kërçovës. Mbrëmja u mbyll me performancën energjike të këngëtares së mirënjohur Leta, e cila ngriti atmosferën dhe përfshiu publikun në gëzim, valle dhe emocione pozitive.

- Advertisement -
Screenshot

Pjesëmarrja e bashkatdhetarëve në Zvicër tregoi se zemra shqiptare rreh fuqishëm, edhe larg atdheut. Çdo duartrokitje, çdo buzëqeshje dhe çdo emocion ishte dëshmi e rrënjëve të forta dhe të dashurisë për Kërçovën. Ky manifestim nuk ishte vetëm një aktivitet kulturor; ishte një betim për të ruajtur dhe trashëguar traditën dhe identitetin tonë kombëtar brez pas brezi, transmeton Shoqata Kulturore Kërçova, përcjell helveticALforum.ch

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme