
Nga Dashnim HEBIBI, Luzern
Luzern, 25 nëntor 2025 – Rrjeti i Miqësisë me qendër në Zvicër aty rreth orës 18.30 të datës 25 nëntor organizoi në Luzern një mbrëmje me vlerë të veçantë, duke sjellë para disa bashkatdhetarëve etimologun dhe studiuesin e njohur, Agron Dalipaj. I ftuar special, ai prezantoi një qasje të drejtpërdrejtë dhe argumentuese sipas tij mbi prejardhjen e gjuhës shqipe, me temën:
“A është shqipja origjina e gjuhëve indoeuropiane?”
Ngjarja u mbajt në ambientet e Ristorante Fratelli, Schweighofplatz 1, 6010 Kriens me pronë të një bashkatdhetari.

Takimin e hapi Florim Useini, një personalitet tashmë i njohur jo vetëm në Zvicër. Ai përshëndeti të pranishmit me fjalë mirëseardhjeje dhe theksoi se mbrëmja do të ishte një mundësi për një bashkëbisedim të hapur me studiuesin z. Agron Dalipaj, i cili ndodhej për vizitë në Zvicër. Useini u shpreh se profesori i nderoi të gjithë duke gjetur kohë të pinte një kafe dhe të diskutonte me ta rreth gjuhës shqipe.

Më pas fjala iu dha mysafirit.
Fjalimi i z.Agron Dalipajt
Gjatë paraqitjes dhe bashkëbisedimit me të pranishmit, z. Dalipaj theksoi disa nga bindjet dhe përvojat e tij shumëvjeçare:
• “Gjuha shqipe është origjina e gjuhëve indoevropiane.”
• Ai përmendi se ka mbi 20 vjet studime, prej të cilave 15 vite pa botuar asgjë.
• Sipas tij, librat e tij ndodhen në institucione të ndryshme në Shqipëri, por janë shoqëruar me heshtje.
Ai shtoi se ka kryer 2 vjet studim mbi Eqrem Çabejn, dhe se shpesh nuk ka marrë përgjigje nga akademikët:
“Nuk ka pyetje idiote, por ka përgjigje idiote. Për 4 vite në shkollë nuk merrja përgjigje nga profesorët e mi. Thoshin: Është një student tullac dhe nuk duhet t’i përgjigjemi.”

Z. Dalipaj foli edhe për një “industri të madhe që kërkon të zhbëjë gjuhën shqipe”, duke përmendur idenë se mendon shpesh të gjejë një jurist të mirë “që gjuhëtarët të vijnë para ligjit”.
Ai kujtoi se vitin e kaluar u organizua një peticion kundër tij me 200 akademikë dhe profesorë, të cilët – sipas tij – e kanë sulmuar personalisht dhe jo veprën.
“Mua më cilësojnë agronom e gjithçka, por nuk merren me veprën time. Çështjen e gjuhës e kam marrë shumë seriozisht.”
Dalipaj kritikoi një pjesë të profesoratit shqiptar, duke thënë se disa kanë marrë tituj nga partia, e disa të tjerë “nuk kanë hiq e thirren profesorë”.

Ai shtoi:
“Studimet e mia janë të thella. Shkenca paraqet vepra. Çfarë dalloj unë në shkencën e etimologjisë? Ata bëjnë libra pa fund. Gjuha emërton funksionin. Ka pasur fjalë me karakter metaforik. Në shkollë nuk mësova hiq. Populli më thotë profesor edhe pse nuk jam.”
Sipas tij, gjuha shqipe ka mbetur e pastudiuar, dhe “të fshehtat e shqipes duhet të studiohen”.
Bashkëbisedimi dhe pyetjet nga të pranishmit
Diskutimi u zhvillua në mënyrë të gjallë, me pyetje të shumta.
Pyetja: Pse nuk kemi një statujë të Justinianit?
Dalipaj u përgjigj duke theksuar se Justinianin e konsideron ilir. Ai elaboroi edhe origjinat e disa fjalëve si:
• Monedha → moredha → mor e dha
. Etj.

Ai përmendi se një universitet në Australi është duke finalizuar një program studimor mbi punimet e tij, duke i cilësuar ato si të denja për çmimin Nobel.
“Unë dua rival. Ata kanë sistem të heshtjes. Jam i papunë dhe merrem vetëm me studime.”
Dalipaj foli edhe për ndikimin e teknologjisë:
“Mikrosiçi i ka hap varrin gjuhës shqipe.”
Ai shtoi se vepra e De Radës “nuk gjendet askund” dhe se “ajo veper është fshehur”.
Sa i përket Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, ai deklaroi se “anëtarët nuk ishin të gjithë gjuhëtarë”, dhe se standardi u vendos nga fuqia politike e kohës.

Ndër të tjera, ai u shpreh:
• “Shqipja është origjina e gjuhëve indoevropiane.”
• “E folmja e Shkodrës është më muzikorja.”
• “Shkodra ka gjasa të jetë Troja e vërtetë.”
• “Jam për një standard të ri të gjuhës shqipe.”
• “Ne jemi pellazg.”
Ai përmendi se Butrint Balaj është studiues i mirë, ndërsa shtoi:
“Gjuha është pasuria jonë më e madhe. Ne jemi më të vjetrit në Evropë dhe kultura në Evropë ka ardhur nga shqiptarët. Feja ime është gjuha ime.”
Në vijim shprehu bindje të plotë:
• “Shqipja është origjina e çdo gjuhe.”
• “Matematikisht jam i bindur se shqipja është gjuha më e vjetër e botës, gjuha e Zotit.”
• “Shqipja është shkruar me 10 alfabete.”
• “Shqipja është si uji, e pastër.”
• “Çdo fjalë e shqipes zbërthehet.”
Ai theksoi se për ta kuptuar plotësisht, duhet të lexohen parathëniet dhe librat në tërësi.
Mbyllja e takimit
Takimi zgjati dy orë, ndërsa në fund të pranishmit patën mundësi të siguronin librat e autorit.
Në mbrëmje morën pjesë:
• Florim Useini
• Prof. Dr. Xhavit Lipaj
• Prof. Dr. Ylber Qusaj
• Afrim Mehmeti
• Nadi Zendeli
• Resul Mehmedi
• Fadil Asani
• Sejda Aliu
• Visar Robelli
• Sulejman Sadiku
• Jetmir Mehmmedi
• Veton Ibishi
• Murat Kamberi– me djal
• Halim Buqaj

• Veprimtari i njohur Xun Çetta, i cili parashtroi disa pyetje me shumë interes
Pyetje drejtuar profesor Dalipajt parashtruan edhe:
• Prof. Dr. Xhavit Lipaj
• Prof. Dr. Ylber Qusaj
• dhe unë, autori i këtij reportazhi, Dr. Sc. Dashnim Hebibi.
Edhe pse dita ishte ditë pune, të gjithë të pranishmit gjetën kohë dhe mundësi për të nderuar organizatorin dhe mysafirët që kishin ardhur nga shteti amë.
Agron Dalipaj është autor dhe studiues i njohur për punimet e tij mbi etimologjinë e gjuhës shqipe. Ai është i njohur për qasjen kritike ndaj hulumtimeve tradicionale, duke përfshirë studimet e Eqrem Çabejt, të cilin e kritikon duke pohuar se shumica e fjalëve të shqipes nuk janë huazime, por vendase. Dalipaj ka zhvilluar teorinë e tij mbi “embriomorfemat”, sipas së cilës fjalët shqipe përbëhen nga nyje të vogla kuptimore që bashkohen, duke ofruar një lexim alternativ të origjinës dhe zhvillimit të gjuhës shqipe.
Arsimimi dhe karriera:
• Ka kryer studimet e larta në Financë në Institutin Bujqësor të Kamzës.
• Ka shërbyer si kryetar i Dhomës së Tregtisë në Përmet.
• Ka jetuar disa vite në Athinë, Greqi, ku ka hapur një librari me libra në gjuhën shqipe dhe ka botuar gazetën “Iliria”.
• Në vitin 2009 u kthye në Shqipëri dhe u vendos në Pogradec, duke kryer universitetin e dytë part-time në Universitetin Fan Noli, Korçë, në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.
• Ka qenë aktiv në shtypin e kohës duke publikuar artikuj mbi gjuhën shqipe.

Kontributi shkencor dhe veprat kryesore:
Dalipaj ka botuar shumë libra mbi etimologjinë dhe historinë e gjuhës shqipe, duke përfshirë:
• Gjuha Kozmike (2016)
• Gjuha Kozmike 2 (2017)
• Greqishtja: një bijë e shqipes (2019)
• Pseudoorientalizmat në gjuhën shqipe: (“turqizmat”) (2020)
• Latinishtja dhe Italishtja në prizmin e shqipes 1 (2021)
• Latinishtja dhe Italishtja në prizmin e shqipes 2 (2021)
• Mitet, origjina dhe gjuha e tyre (2023)
• Greqishtja: një bijë e shqipes 2 (2025)
Qasja dhe filozofia:
Dalipaj është i njohur për qëndrimet e tij të forta mbi studimin e gjuhës shqipe dhe për kritikën ndaj metodave tradicionale të etimologjisë. Ai konsiderohet nga disa kritikë, përfshirë Ardian Vehbiun dhe Rami Memushajn, si “folk-etimolog” për qasjen e tij jo tradicionale, por punimet e tij kanë tërhequr interes dhe debate në komunitetin akademik dhe më gjerë.
Teoritë kryesore:
• Gjuhësia shqipe bazohet në një sistem të brendshëm të fjalëve vendase, jo në huazime nga gjuhët indo-evropiane.
• Fjalët shqipe mund të zbërthehen në “embriomorfema”, njësitë bazë që përbëjnë kuptimin.
• Ai promovon idenë se shqipja është origjina e gjuhëve indoeuropiane dhe ka një funksion metafizik dhe historik në kuptimin e gjuhës dhe kulturës.
Përkushtimi personal:
Dalipaj e konsideron gjuhën shqipe si pasurinë më të madhe kombëtare dhe identitetin e tij personal. Ai është përpjekur gjatë gjithë jetës për të mbrojtur dhe promovuar gjuhën shqipe, pavarësisht sfidave institucionale dhe kritikave. / HelveticALforum.ch




