1.1 C
Zurich
Sunday, January 18, 2026
spot_img
spot_img

Një ditë e madhe për diasporën shqiptare në Zvicër: Darling Vlora në qendër të një mbrëmjeje të veçantë kulturore

Duhet ti lexosh

Nga Dahest LUMA, Milano

Sot, e shtunë, 17 janar 2026, Zvicra shqiptare shënon një ditë të rëndësishme kulturore dhe kombëtare. Ambientet e Alte Mühle në Langenthal do të jenë dëshmitare të një mbrëmjeje të veçantë, ku në qendër të vëmendjes do të jetë Darling Vlora, pasardhës i drejtpërdrejtë i Ismail Qemal Bej Vlorës, themeluesit të shtetit shqiptar.

Prania e Darling Vlorës i jep kësaj ngjarjeje një peshë të veçantë historike dhe simbolike. Ai vjen në këtë mbrëmje jo vetëm si trashëgimtar i një figure themelore të kombit shqiptar, por edhe si zë i kujtesës historike dhe i vazhdimësisë së vlerave kombëtare në diasporë. Për shumë bashkatdhetarë në Zvicër, kjo është një mundësi e rrallë për ta takuar nga afër dhe për të ndarë reflektime mbi historinë, identitetin dhe rrugëtimin e shqiptarëve ndër breza.

Darling Vlora do të jetë i shoqëruar nga miku i tij, Arsim Mulliqaj, publicist i njohur që jeton dhe vepron në Zvicër, i cili ka dhënë një kontribut të çmuar në jetën intelektuale dhe mediatike të diasporës shqiptare. Prania e tyre së bashku e shndërron këtë mbrëmje në një takim domethënës mes historisë, mendimit kritik dhe realitetit bashkëkohor të mërgatës.

Në këtë ngjarje kulturore do të marrë pjesë edhe Prof. Dr. Xhavit Lipaj, një personalitet i njohur në fushën e mjekësisë si ekspert i demencës, por njëkohësisht poet, kritik letrar dhe përkthyes. Dr. Lipaj do të ndajë me të pranishmit fjalë vlerësimi për dy libra të rëndësishëm, njërin prej të cilëve e ka përkthyer vetë, duke i dhënë mbrëmjes një dimension të thellë profesional dhe emocional.

Siç ka mësuar helveticALforum, Prof. Dr. Lipaj ka vlerësuar lart punën e autorëve dhe ka theksuar se kjo mbrëmje përbën një mundësi të veçantë për reflektim dhe festim të kulturës shqiptare në diasporë.

Mbrëmja do të nisë në ora 19:00 me apero, ndërsa programi zyrtar fillon në ora 19:30. Në fokus do të jetë promovimi i librit më të ri “Udhëtim drejt rrënjëve”, një vepër që trajton tema të thella të identitetit, rrënjëve dhe trashëgimisë kulturore shqiptare. Programi do të pasurohet edhe me një moment solemn simbolik surprizë, si dhe me një pjesë kulturo-artistike të kuruar me kujdes.

Ngjarja organizohet në kuadër të Flakës së Janarit, simbol i qëndresës, sakrificës dhe kujtesës kombëtare, që nderon ata që dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin e kombit shqiptar.

Përveç Darling Vlorës, Arsim Mulliqajt dhe Prof. Dr. Xhavit Lipajt, mbrëmjen do ta nderojnë edhe personalitete të tjera të jetës publike dhe kulturore, si: Mehmet Ballazhi, Kryetar i Komunës së Hanit të Elezit; Shaban Tërstena, legjendë e sportit të mundjes; diplomatë, autorët e librave, artistë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në diasporë.

Në kuadër të kësaj mbrëmjeje, Instituti Helvetik Shkencor i Evropës Juglindore, me qendër në Cyrih, do të ndajë edhe çmimin “Ikona e Diasporës”, si një nderim simbolik për kontributin në ruajtjen dhe promovimin e vlerave shqiptare jashtë atdheut.

Adresa: Alte Mühle, Mühleweg 23, 4900 Langenthal, Zvicër
Info: 078 240 50 00

Një mbrëmje ku historia, kultura dhe identiteti shqiptar ndriçojnë fuqishëm në zemër të Zvicrës.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme