7.3 C
Zurich
Wednesday, December 17, 2025
spot_img
spot_img

Nis sot FEST 64/ Zbuloni si të votoni këngëtarin e preferuar nga Shqipëria dhe Kosova

Duhet ti lexosh

Sot nis nata e parë e FEST 64, një festival që do të mbajë të mbërthyer përpara ekranit të RTSH të gjithë shtetasit shqiptarë. Në këto net të paharruara, të cilat premtojnë emocione dhe surpriza, të gjithë artdashësit do të kenë mundësinë të votojnë për këngëtarin e tyre të preferuar.

Për të votuar, mjafton të dërgoni një SMS. Qytetarët nga Shqipëria mund të votojnë përmes Vodafone dhe One, ndërsa nga Kosova mund të votojnë përmes IPKO dhe Vala.

50% e votave do të mbështesin fituesin që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, ndërsa 50% e votave të jurisë do të finalizojnë dhe certifikojnë fituesin.

“Shqiptarët të përgatiten gjatë këtyre netëve të votojnë dhe të zgjedhin, në fund të këtyre 4 netëve, këngëtarin që do na përfaqësojë në Eurovision. Audienca do të ketë mundësi të votojë nëpërmjet sms nga Vodafone dhe One në shqipëri dhe Ipko dhe Vala në Kosovë.

50% e këtyre votave do mbështesin fituesin e ardhshëm për kompeticionin e Eurovision dhe 50% e votave të jurisë do finalizojë dhe certifikojë fituesin që do na përfaqësojë në Eurovision në 2026”, deklaroi autorja e festivalit Belioza Çoku.

Mos humbisni mundësinë të merrni pjesë në këtë ngjarje emocionuese dhe të ndikoni në përfaqësimin e vendit tonë në Eurovision!, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme