POSTIMET E FUNDIT

Ngre siparin Samiti i IV i Diasporës në Tiranë, dekorohen disa nga personalitetet shqiptare

Në Tiranë ka nisur Samiti i IV i Diasporës, nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Ky eveniment i rëndësishëm ka në fokus bashkëpunimin me diasporën dhe rritjen e rolit të saj në zhvillimin e vendit.

Tirana është kthyer në qendrën e shqiptarëve nga e gjithë bota, këtë vit me moton frymëzuese: “Përmes Rrënjëve Lartësohemi”.

Në ceremoninë e mirëseardhjes, e cila u zhvillua në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, morën pjesë Presidenti Bajram Begaj, Kryeministri Edi Rama, krerë të komuniteteve fetare, ministra, deputetë, drejtues të institucioneve të shtetit, si dhe personalitete nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora, duke i dhënë ngjarjes përmasa të një feste të vërtetë kombëtare.

Gjatë ceremonisë presidenti Bajram Begaj, ka dekoruar disa personalitete shqiptare të spikatura në botë, të cilët me punën dhe dijen e tyre kanë dhënë kontribute në fusha të ndryshme në vendet ku jetojnë, duke ngritur lart emrin e shqiptarëve në botë.

Presidenti Begaj vlerësoi kontributin e tyre si një shembull i rëndësishëm i suksesit të shqiptarëve në arenën ndërkombëtare dhe si një urë lidhëse mes Shqipërisë dhe diasporës.

Në kuadër të vlerësimeve, u nderuan:

  • Gentian Toshkëzi, “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”
  • Lorik Cana, “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”
  • Klarita Gërxhani, “Kalorës i Urdhrit të Lisit Akademik”
  • Shqiponje Telhaj, “Kalorës i Urdhrit të Lisit Akademik”
  • Markus Schuhmann, “Oficer i Urdhrit të Skënderbeut”
  • Anders Lindberg, “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Samiti do të zhvillohet më datat 14 dhe 15 prill, me një program të pasur që përfshin panele tematike. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të diskutojnë dhe të eksplorojnë fusha të ndryshme të interesit, përfshirë ekonominë, inovacionin, arsimin, shëndetësinë, artin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar.

Agjenda e punimeve të samitit

Disa nga panelet dhe ngjarjet kryesore të ndara sipas tematikave: Ekonomia, inovacioni dhe zhvillimi; diaspora partner në biznes dhe inovacion; zhvillimi lokal dhe rural (kryebashkiakë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës do të diskutojnë mbi rolin e diasporës në zhvillimin lokal); integrimi evropian; edukimi, shkenca dhe shëndetësia; mësimi digjital dhe gjuha shqipe; Diaspora dhe kërkimi shkencor (Programi READ); sistemi shëndetësor; kultura, identiteti dhe bashkëpunimi politik; Bota arbëreshe dhe identiteti kombëtar; diaspora mbarëshqiptare; mëngjesi i vëllazërimit (një takim unik mes klerikëve dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare shqiptare në diasporë (SHBA, Zvicër, Gjermani etj.), në një lutje të përbashkët për Shqipërinë); arti, sporti dhe gastronomia; rrënjë dhe udhëtime; Softpoëer-i sportive; zërat e diasporës (TKOBAP); aktivitete paralele dhe ekspozita.

Përgjatë të gjitha ditëve, ambientet e Pallatit të Kongreseve do të gumëzhijnë nga aktivitete mbështetëse, duke përfshirë:

Takime B2B dhe rrjetëzim për bizneset e diasporës.

Hapësira promovuese “Made in Albania”.

Këndi i Muzeut Besa dhe stenda e traditës popullore.

Ekspozita e posaçme e Arkivit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Këndi i Librit “Libri si urë identiteti” me botues dhe shkrimtarë të njohur.

Hapësirë dedikuar Startup-eve shqiptare që synojnë tregun global tek Piramida e Tiranës, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB