
Përgatiti Dashnim HEBIBI
VIZITA ZYRTARE E DELEGACIONIT TË XHAMISË “DRITA” NË SHQIPËRI
Në datat 05–09 dhjetor 2025, një delegacion i përbërë nga përfaqësues të Xhamisë “Drita” në Zvicër zhvilloi një vizitë zyrtare pesëditore në Republikën e Shqipërisë. E konceptuar si një udhëtim miqësie, bashkëpunimi dhe forcimi të lidhjeve atdhetare, fetare e kulturore, kjo vizitë u shndërrua në një ngjarje të rëndësishme që dëshmoi edhe një herë përkushtimin e këtij komuniteti ndaj vlerave të mirëkuptimit dhe veprimit për të mirën e përbashkët.

Për disa ditë me radhë, delegacioni udhëtoi nëpër Shqipëri, duke u pritur me respekt të veçantë në institucione fetare, shtetërore dhe kulturore, ndërkohë që në çdo takim u theksuan vëllazëria, bashkëpunimi dhe angazhimi i përbashkët për projekte të së ardhmes.
TAKIME ME INSTITUCIONET FETARE – MIKPRITJE, BASHKËBISEDIME DHE VLERËSIM
Delegacioni i Xhamisë “Drita” pati nderin të pritet nga shumë personalitete të larta të botës islame shqiptare:
• Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë, z. Bujar ef. Spahiu
• Zv. Kryetari i KMSH-së dhe Drejtor për Diasporën, z. Lauren ef. Luli
• Myftiu i Tiranës, z. Gazmend ef. Teqja, i cili njëkohësisht udhëheq Xhaminë e Namazgjasë
• Zv. Myftiu i Shkodrës, z. Arben ef. Halluni
• Imami i Barbullushit, Dr. Ervis Molla
• Imami i Xhamisë së Vukatës, z. Vullnet ef. Pishtari
• Imami i Xhamisë Dine Hoxha, Dr. Ahmet ef. Kalaja
• Imami i Xhamisë Kokonozi, Erion ef. Haxhiu
• Imami i Xhamisë së Madhe të Elbasanit, z. Gëzim ef.
• Imami i Durrësit, z. Mustaf ef. Tërniqi

Në këto takime u diskutua mbi rolin e rëndësishëm të diasporës, sfidat e përbashkëta, projektet edukative, si dhe mënyrat e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional. Pritjet ishin të ngrohta, vëllazërore dhe të mbushura me mirënjohje për kontributin që komuniteti shqiptar në Zvicër jep ndër vite.
TAKIME ME INSTITUCIONET E SHTETIT SHQIPTAR – FORCIMI I URAVE TË KOMUNIKIMIT
Delegacioni zhvilloi vizita zyrtare edhe në disa prej institucioneve më të rëndësishme të shtetit:
• Parlamenti i Shqipërisë, ku u pritën nga Sekretariati i Parlamentit
• Godinat qeveritare të ekzekutivit shqiptar
• Institucioni i Presidencës së Republikës së Shqipërisë
Në këto takime u vlerësua roli shembullor i komunitetit shqiptar në Zvicër, puna e tyre e organizuar dhe ndikimi i tyre pozitiv në promovimin e imazhit të Shqipërisë dhe Kosovës jashtë vendit.

UDHËTIMI NËPËR QYTETET E SHQIPËRISË – TRASHËGIMI, HISTORI DHE KULTURË
Vizitat e delegacionit përfshinë një itinerar të gjerë kulturor dhe historik:
- Tiranë – vizita në xhami, institucione dhe qendra historike
- Shkodër – mikpritja tradicionale dhe trashëgimia fetare
- Berat – qyteti-muze, me arkitekturën e tij unike
- Elbasan – vizitë në Xhaminë e Madhe dhe takime lokale
- Krujë – qendër e heroizmit dhe identitetit kombëtar
- Durrës – qytet bregdetar me histori të lashtë dhe komunitet aktiv fetar
Çdo qytet i priti me nderimet më të larta, duke shprehur respekt për punën dhe reputacionin e Xhamisë “Drita” në Zvicër.

MIRËNJOHJE, BASHKËPUNIM DHE VËLLAZËRI
Delegacioni shpreh falënderime të veçanta për:
- Hotel Pazzar Inn, për shërbimin profesional, korrektësinë dhe mikpritjen
- Gerdi Seferi, për organizimin, koordinimin dhe përkushtimin
- Kryetarin e xhamisë, z. Fadil Asani, i cili udhëhoqi këtë vizitë me maturi dhe vizion

Z. Asani deklaroi për HelveticALforum:
“Kemi kaluar shkëlqyeshëm dhe këtë vizitë nuk do ta harrojmë për jetë. Patëm shumë takime, shumë njohje të reja dhe hapëm dyer të mira për miqësi dhe bashkëpunim. Ne jemi organizuar gjithmonë dhe kështu do të vazhdojmë të ndërtojmë projekte të reja për të ardhmen.”

PËRBËRJA E DELEGACIONIT
- Fadil Asani, Kryetar
- Mustaf Mustafa, Zv. Kryetar
- Visar Robelli, Zv. Kryetar dhe Kryetar i Rrjetit të Bizneseve
- Bajram Robelli, anëtar 30-vjeçar i xhamisë
- Bajram Ibrahimaj, anëtar i xhamisë
- Selami Huruglica, ish-Kryetar, anëtar i xhamisë
- Sejdi Aliu, anëtar i xhamisë 30-vjeçar
- Haxhi Xhelil Xhelili, anëtar i xhamisë 30-vjeçar
- Haxhi Sadet Sulejmani, anëtar i xhamisë 30-vjeçar
- Sami Aliu, biznesmen dhe mik i xhamisë
- Gerti Seferi, organizator i vizitës në Shqipëri

NJË UDHËTIM QË HAPI DYER TË REJA
Vizita pesëditore e delegacionit të Xhamisë “Drita” në Shqipëri nuk ishte thjesht një udhëtim protokollar, por një përvojë e mbushur me emocione, njohje të reja, mikpritje dhe mesazhe bashkëpunimi.
Ajo konfirmoi edhe një herë se komuniteti shqiptar në Zvicër mbetet një urë e fortë lidhëse mes diasporës dhe atdheut.

Në të ardhmen, delegacioni la të hapura mundësi të shumta për projekte të përbashkëta, duke dëshmuar se vëllezëria, solidariteti dhe puna e organizuar janë themelet që i lidhin këto dy hapësira shqiptare. Sa për rikujtesë, secili i ka paguar shpenzimet e veta, dhe disa prej tyre kanë dëshiruar të ofrojnë dreka e darka për hir të miqësisë, ashtu siç e kemi zakon ne shqiptarët,” tha ndër të tjera z. Asani.




