0.8 C
Zurich
Tuesday, December 30, 2025
spot_img
spot_img

Nga Solothurni i Zvicrës, një zë rugovist për unitet: Mesazhi i Musa Sylejmanit pas zgjedhjeve në Kosovë

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBI

Nga Solothurni i Zvicrës, ku prej vitesh jeton dhe vepron me familjen e tij, atdhetari, humanisti dhe artisti i njohur Musa Sylejmani vazhdon të jetë një zë i palodhur i angazhimit qytetar dhe politik për Kosovën. I njohur jo vetëm në Zvicër për aktivitetin e tij artistik e shoqëror, Sylejmani është edhe aktivist i përkushtuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e shprehur hapur dhe me krenari përkatësinë e tij politike.

Në çdo takim, në çdo paraqitje publike, ai e përmend Presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, si udhërrëfyesin moral dhe politik të një rruge paqësore, të durimit dhe të unitetit kombëtar. Sipas tij, mësimet e Rugovës janë po aq aktuale sot sa edhe në vitet më të vështira për popullin e Kosovës.

Pas rezultatit të dobët të LDK-së në zgjedhjet e fundit parlamentare të parakohshme, Musa Sylejmani ka një mesazh të qartë për “rugovistët e vërtetë” kudo që ndodhen: angazhimi duhet të shtohet, reflektimi duhet të jetë i sinqertë dhe interesi i Kosovës duhet të jetë mbi çdo interes partiak.

“Duhet të jemi edhe më shumë të angazhuar për të mirën e Kosovës,” thekson ai, duke kujtuar se Presidenti Rugova na ka mësuar se mes shqiptarëve nuk duhet të ketë urrejtje, por mirëkuptim, pranim dhe qasje paqësore. Këto vlera, sipas Sylejmanit, janë themeli mbi të cilin duhet ndërtuar e ardhmja politike e vendit.

Përmes portalit helveticAlforum.ch, ai i është drejtuar opinionit publik me një mesazh urimi dhe respekti për kundërshtarët politikë. “Urime për të gjithë miqtë dhe shoqërinë që kam nga Lëvizja Vetëvendosje për fitoren në zgjedhje, si dhe urime Kryeministrit Albin Kurti për vazhdimin e mandatit. Vullneti i qytetarëve duhet respektuar,” shprehet ai.

Megjithëse mbetet një përkrahës i përbetuar i LDK-së që nga vitet e vështira të ’98-ës, Sylejmani nuk heziton të bëjë thirrje për pjekuri politike. Ai nënvizon se kjo është kohë reflektimi për LDK-në dhe strukturat e saj, duke shtuar me respekt një mesazh domethënës: “Mos e merrni jabangjin e mos e vini në krye të vendit para atij që është rritur në atë shtëpi.”

Në frymën e stabilitetit shtetëror, Musa Sylejmani kërkon që LDK-ja të tregojë maturi dhe të hyjë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, me qëllim të krijimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja. Sipas tij, Kosova sot ka nevojë më shumë se kurrë për stabilitet politik, funksionim institucional dhe bashkëpunim.

“Këtë e tha më 28 dhjetor populli i Kosovës dhe ne duhet ta respektojmë,” përfundon ai, duke e mbyllur mesazhin e tij me një urim që vjen nga zemra e diasporës shqiptare në Zvicër:

“Zoti e bekoftë Tokën e Dardanisë dhe të gjithë shqiptarët kudo që gjenden.”

Ky mesazh nga Solothurni nuk është vetëm një qëndrim politik, por një thirrje për unitet, reflektim dhe përgjegjësi kombëtare, në frymën e Rugovës dhe në shërbim të së ardhmes së Kosovës. helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme