6.2 C
Zurich
Friday, February 20, 2026
spot_img
spot_img

POSTIMET E FUNDIT

Neziri në Cyrih në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Medvegja në qendër të takimeve me personalitete dhe diplomatë

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Kryetari i saporizgjedhur i Shoqatës Humanitare “Medvegja” me qendër në Zvicër, z. Zenel Neziri, i shoqëruar nga djali i tij dhe disa miq e veprimtarë medvegjas, mbrëmë mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga Konsullata e Kosovës në Cyrih, në mesin e shumë personaliteteve të njohura.

Z. Neziri e përshkroi takimin me këto fjalë:

“Është kënaqësi që mbrëmë, me ftesë të shefit të Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, në cilësinë e kryetarit të Shoqatës Medvegja, mora pjesë në shënimin e 18-vjetorit të pavarësisë së Republika e Kosovës.

Gjatë kësaj mbrëmjeje pata kënaqësinë të takoj personalitete të shquara nga jeta akademike, politike dhe kulturore të mërgatës shqiptare, nga të cilët mora urime të shumta për rizgjedhjen time në krye të shoqatës.

Po ashtu, me ambasadorin e Kosovës, z. Mentor Latifi, si dhe me ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, z. Rexhep Demiri, dhe diplomatë të tjerë, zhvilluam biseda të frytshme, ku kryefjalë e diskutimeve ishte Medvegja dhe çështjet me rëndësi për komunitetin tonë.”

Aktiviteti edhe pse ishte festiv shërbeu edhe si një mundësi e mirë për të bashkëpunuar edhe më shumë për Medvegjën

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB