Reportazh nga Sejdi GEGA, Zvicër
SHOQËRIA «LËVIZJA» në Zvicër, Shënoi 90-vjetorin e NDERIT TË KOMBIT – ADEM DEMAÇIT
Më 1 mars 2026, nën organizimin e Shoqërisë «Lëvizja» dhe disa të burgosurve politikë, në Winterthur të Zvicrës u shënuar ditëlindja e 90-të e Adem Demaçit.
Këtë ditë në Winterthur kishin ardhur për të kremtuar ditëlindjen bashkërisht ish bashkëvuajtësit të Adem Demaçit, bashkatdhetarë nga shtete të ndryshme të Evropës dhe nga të gjitha trevat shqiptare. Bashkë me anëtarët e zellshëm të Shoqërisë «Lëvizja», kishin ardhur për te kremtuar edhe familjarët e Adem Demaçit, edhe përfaqësuesit diplomatike shqiptar.
Këtë manifestim e kanë nderuar me praninë e tyre edhe familja e A. Demaçi, Dr. Shqiptar dhe Arbërie Demaçi, Nëna e udhëheqësit politik të Lëvizje Popullore për Republikën e Kosovës, Heroit të Kombit Afrim Zhitija, Nëna Qamë, ish-sekretari dhe veterani i luftë, Emrush Xhemajli, Shefi i Konsullatës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, shumë ish-të burgosur politikë, familje të Dëshmorëve, veteran të luftës, aktivistë i shquar i çështjes Kombëtare, Prof. Hasan Ukë Haxhaj, Prof. Ramadan Pllana, ish-Kryeredaktori i gazetës “Zërit të Kosovë”, Beqir Beqa… piktorë, poet, nxënës e studentë…

Pas intonimit të himnit kombëtar, në skenë doli moderatori Xhevat Zeka, e cili ndër të tjera tha: “Është një nder i veçantë edhe për mua që më është besuar drejtimi i kësaj ngjarje të rëndësishme”.
Pastaj, moderatori e thirri në bien Kryetarin e Shoqërisë «Lëvizja», i cili në emër të Shoqërisë «Lëvizja» dhe ne e tij personal përshëndeti dhe të ju uroj mirsëardhe në ditëlindjen e 90-të në përjetësi të A. Demaçit, për njeriun që tërë jetën zgjuarsinë e Tij e vuri në shërbim të kombit duke u bërë shtylla kurrizore e Lëvizjes Kombëtare. Për Adem Demaçin që kurrë nuk rrahu gjokse se, unë ja solla lirinë. Për Adem Demaçin që frymëzoi Adem Jasharin me shok, i cili me luftën e tij mbinjerëzore e vulosi fitoren e Kosovës. Për Adem Demaçin që Profesor Dr. B. Kosumi do të shkruan: “Nëse Lirinë e Kosovës mund ta paramendojmë si një pemë të madhe e të lulëzuar, të jeni të bindur se rrënjët e saj janë te HASAN PRISHTINA me shokë, lulet e saja të çelura janë ADEM JASHARI me shokë, ndërsa trungu i sajë është ADEM DEMAÇ me shokë”.

Salla e bukur në shkollën fillore të Winterthurit nuk e zë dot krenarin, mallin dhe dashurin që kishim për Adem Demaçin dhe të gjithë Dëshmorët e Kombit, për UÇK-së dhe atdheun tonë të shtrenjtë, Shqipërinë ashtu sikurse e deshën Bacë Ademi.
Më pastaj fjala ju dha bashkëvuajtësit dhe atdhetarit të shquar të Çështjes Kombëtare Ibish Nezirit, i cili foli për jetë dhe veprën e A. Demaçit. Pastaj fjala ju dha ish-Sekretarit shumë vjeçar, arkitektit të UÇK-së, Veteranit të Luftës Emrush Xhemajli, i cili foli për rrolin e A. Demaçit në UÇK-së dhe kujtime të luftës.
Pastaj, ish- të burgosurit politik, bashkëvuajtësit të A.Demaçit: Riza Demaj, Bedri Deliu, Fatmir Mehmeti, Murat Qeta, Ibish Neziri, Hysen Shurdhani, Naim Bici etj.
Me fjalë rasti u paraqiten edhe përfaqësues diplomatik, Shefi i Konsullatës së Kosovës në Cyrih, Z. Vigan Berisha, ish-diplomati i UÇK-së dhe Kosovës, Ramadan Avdiu, Prof. Hasan Ukhaxhaj, etj.
Paraqitja e poezive për A.Demaçin nga : Sahdete Zhitija, Shqipe Bytyqi, Saime Isufi, Fehmi Berisha, Shkelzen Ukë Haxhaj, Arbërie Demaçi, Sak (Sylë) Muja, … ishte befasi e këndshme për pjesëmarrësit.
Këndoi këngë për Bacë Ademin, studentja Flutura Bytyqi me piano, të cilat i interpretoi në formën më të lartë artistike.

Njëra ndër pjesët më simpatike të programit ishte padyshim paraqitja e mrekullueshme e nxënësve shqiptar të shkollës shqipe, Rina Shabani dhe Tana Limani në Zvicër nën udhëheqjen e Mësuesit Atdhetar, prof. Dr. Vaxhid Sejdiut. Rina me poezinë dhe Tana më veshje kombëtare, jo vetëm që arriti të përcjell fuqishëm mesazhin e këngës, por krijoj emocione në sallë, të cilat u duartrokiten gjatë.
Në funksion të aktivitetit ishte një ekspozitë me piktura dhe foto të A. Demaçit, për të cilat u përkujdes në menyrë profesionale Piktori Atdhetar, Arsim Berisha.
Një falënderim i veçantë për atdhetarin Petrit Bytyqin që na mundësoi sallën dhe teknikën. Faleminderit edhe piktorit atdhetar Arsim Berishës. Faleminderit Flutura Bytyqit dhe Mësuesit Atdhetar Prof. Dr. Vaxhid Sejdiu dhe nxënësve të shkollës shqipe në Zvicër: Rina Shabani dhe Tana Limani
Në emër të Shoqërisë «Lëvizja», në emrin tim dhe familjes, në 90-vjetorin e lindjes së, dua t’i them faleminderit për shumë dekada sakrificë Bacë Adem Demaçi.
Faleminderit që edhe në errësirë, na dhe dritë.
GËZUAR DITËLINDJËN NË PËRJETËSI!
I PAVDEKSHËM NË KUJTESËN TONË, I PAVDEKSHËM NË HISTORINË E SHQIPTARËVE BACË ADEM DEMAÇI !




