1.5 C
Zurich
Friday, January 2, 2026
spot_img
spot_img

Në të njëjtën dhomë

Duhet ti lexosh

Nga Nexhat Ibrahimi, Zvicër

Në këtë dhomë, në vitin 1996,

erdhe, nënë, nga vendi ku më linde.

Unë punoja larg, në Zvicër,

dhe ti u ule pranë meje,

me një valixhe të vogël

dhe me gjithë shtëpinë në zemër.

Zvicra ishte e huaj për ty,

por zëri yt e bëri shtëpi.

Koha u ndal për pak,

pa e ditur

se po na kursente kujtimin.

Vite më pas, ti ike.

Unë vazhdova rrugën,

pastaj u ktheva

atje ku më linde,

me fjalët e tua si amanet.

Tridhjetë vjet më vonë

jam kthyer sërish këtu,

në këtë dhomë,

si mysafir te djemtë e mi,

aty ku dikur ëndërroja për ty.

U ula në të njëjtin vend.

Dhoma është e njëjtë.

Vetëm koha ka ndërruar emra.

Ti mungon,

por prania jote

ulet me mua.

Atëherë isha bir.

Sot jam baba dhe gjysh.

Erdha te djemtë e mi,

si dikur ti te unë.

Duke të kujtuar,

më rrëqethi trupi.

Në këtë dhomë ku u ule dikur,

unë ende të flas, nënë.

Unë —

biri yt.

NI

Janar 2026

Zvicër

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme