2.7 C
Zurich
Wednesday, February 18, 2026
spot_img
spot_img

Në Londër u festua 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës

EKSKLUZIVE

Edhe në Londër u festua 18-vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Siç mëson HelveticALforum, Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Shkëlqesia e Tij Ilir Kapiti, ka njoftuar për organizimin dhe mbarëvajtjen e kësaj ngjarjeje të rëndësishme.

Në pritjen solemne morën pjesë përfaqësues të korit diplomatik, deputetë të Parlamentit Britanik, përfaqësues të Oborrit Mbretëror, e Dërguara e Posaçme për Ballkanin Perëndimor, si dhe shumë miq e mbështetës të shquar që kanë qëndruar pranë Kosovës në ditët më të vështira të saj.

“Urime 18-vjetori i Pavarësisë, Kosovë!”, ishte mesazhi që përshkoi mbrëmjen festive, e cila shërbeu si një moment reflektimi mbi rrugëtimin historik të shtetit më të ri në Evropë.

- Reklama -

Festimet vijuan më pas me diasporën shqiptare në Londër, në një atmosferë të ngrohtë dhe mbresëlënëse. Nën tingujt e këngës “Asgjë Sikur Dielli”, bashkatdhetarët shprehën krenarinë dhe dashurinë për atdheun, ndërsa ambasadori Kapiti u shprehu mirënjohjen më të thellë për kontributin e tyre të vazhdueshëm për Kosovën.

Në fjalën e tij, ai theksoi se rrugëtimi drejt lirisë ishte një përpjekje e gjatë për çlirim, vetëvendosje dhe pavarësi – nga rezistenca paqësore deri te lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai nënvizoi se pavarësia e Kosovës është rezultat i sakrificës së brezave dhe i mbështetjes së aleatëve ndërkombëtarë.

Kjo mbrëmje festive në Londër dëshmoi edhe një herë lidhjet e forta mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe rolin e jashtëzakonshëm të diasporës në forcimin dhe promovimin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, transmeton helveticALforum.ch

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

- Reklama -spot_img

Të ngjashme