3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Në Glattbrugg të Zvicrës mbahet homazh për aktorin e madh Enver Petrovci

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBI

Glattbrugg, 29 shtator 2025 – Ora 20:00

Restaurant Pizzeria Glatthof, Schaffhauserstrasse 126, 8152 Glattbrugg

Në zemër të diasporës shqiptare në Zvicër, sonte do të mbahet një homazh i veçantë për aktorin, regjisorin dhe ikonën e artit shqiptar, Enver Petrovci. Ky takim përkujtimor, i cili zhvillohet në Glattbrugg, duke filluar nga ora 20:00, është i hapur për të gjithë artdashësit dhe veprimtarët që dëshirojnë të nderojnë kujtimin e tij.

Figura e paharruar e kulturës shqiptare

Enver Petrovci mbetet një emër i pashlyeshëm në artin shqiptar. Me rolet e tij të shumta në teatër, film dhe televizion, ai u bë një simbol i përkushtimit, profesionalizmit dhe shpirtit artistik. Talentit të tij të jashtëzakonshëm iu shtua edhe vizioni regjisorial, duke e bërë një nga personalitetet më të plotë dhe më të respektuar të kulturës sonë kombëtare.

Mirënjohje dhe respekt në ditët e fundit të jetës

Dy ditë para se të ndahej nga jeta, Petrovci u vizitua nga prof. Adem Kicaj, president i IFTP-së (Internacional, Film, Teatër dhe Produksionit) me seli në Zvicër, i cili i dorëzoi një mirënjohje për gjithë kontributin e tij të çmuar. Ky gjest i ngrohtë u bë një shenjë respekti dhe falënderimi për jetën dhe veprën e tij. Profesori Kicaj mori pjesë edhe në ceremoninë e varrimit, duke përfaqësuar diasporën shqiptare që e ka vlerësuar dhe dashur gjithmonë artin e Petrovci.

Mbështetja institucionale dhe pjesëmarrja

Ky homazh mbështetet nga Instituti Shkencor Helvetik i Evropës Juglindore, me qendër në Cyrih, i cili ka kontribuar vazhdimisht në promovimin e kulturës shqiptare në diasporë. Edhe pse është ditë pune, disa veprimtarë dhe artdashës kanë konfirmuar pjesëmarrjen, duke treguar gatishmërinë e tyre për të ndarë dhimbjen e humbjes dhe për të kujtuar një figurë të jashtëzakonshme.

Një lajm emocionues

Gjatë kësaj jave, aktori, regjisori dhe presidenti i IFTP-së do të udhëtojë drejt Kosovës, ku do të bëjë publik një lajm shumë emocionues që lidhet me trashëgiminë e Enver Petrovci dhe me nderimin e veprës së tij në atdhe. Ky moment pritet të sjellë edhe më shumë kuptim përkujtimit të tij.

Një thirrje për bashkim në kujtim të Petrovci

Ky aktivitet nuk ka asnjë ngjyrim politik dhe nuk synon përfitime personale. Është një takim modest, por i mbushur me respekt e dashuri për një artist që i dha shumë kulturës shqiptare. Të gjithë ata që kanë mundësi të jenë të pranishëm, janë të mirëseardhur për të ndarë kujtimin dhe mirënjohjen për Enver Petrovci.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit