Site icon HelveticALForum

Në Dritën e Besimit

 

/ Nga: Saranda ADEMI BRUNO, Zvicër

Të heshtësh,

kur zemra flet me plagë,

është durimi i shenjtë

që vetëm besimi mund ta mbajë gjallë.

Të buzëqeshësh,

kur një mijë lot dridhen në sy,

është forcë që nuk vjen prej vetes,

por nga paqja që Perëndia derdh në shpirt.

Sepse kur shpirti nuk gjen strehë në këtë botë,e gjen te Zoti.

Dhe aty, në heshtje e dritë

lind fuqia për të qëndruar.

 

Exit mobile version