3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Në “Cyrih Plac”

Duhet ti lexosh

/ Nga Dashnim HEBIBI, Cyrih/ 

(Përkushtuar mërgatës dhe kujtesës së një atdheu të ndarë)

Aty,

ndjej fjalën time të heshtur

që peshon si gur mbi gjuhën e mërgimit,

heshtjen që flet me zërin e fushave të Preshevës,

me ofshamën e maleve që mbajnë plagë lufte.

Në “Cyrih Plac”,

hapat e mi trokasin mbi trotuar

si të ishin vargje të gdhendura në gur.

Po shkruaj një epitaf për veten,

për lotin që mbart kujtime

të një atdheu që thërret mes gjuhëve të huaja,

të një kohe që s’ka ndalur së shtënat e saj.

Në “Cyrih Plac”,

pamja e fëmijëve në Preshevë

vjen si një jehonë mes zhurmës së qytetit.

Lulet në kopshtet e shtëpive të vjetra çelin

për të parë jetën,

për të dëshmuar se nëna Xhevahire

i ujit me kujtime,

si të mbante gjallë një botë të tërë në rrënjët e tyre.

Në “Cyrih Plac”,

ndalova pak çaste më parë,

për të takuar familjarë, miq, shokë e dashamirë.

Takova vëllaçkon, e thirra Jeton,

e ai më pa me sytë e një kohe të rëndë.

Bashkë me vëllaçkon,

tokën e kemi të njëjtën plagë,

të njëjtën dhembje,

të njëjtën dashuri për të ardhmen e një krahinë

që mbetet mall dhe dhimbje në gjoksin e një kombi.

Në atë çast bashkëbisedimi,

hija na rrinte tek këmbët,

dëgjonte fjalët tona dhe i shkruante mbi asfalt.

Ne, me benzinë (vetura) matnim kilometrat,

njëjtë si qindarkat e mëngjesit për kafe,

si të matnim sa larg kemi shkuar,

sa larg kemi mbetur.

Vjen koha,

me rrënjët e saj si hije historie.

Ajo na ndjek, na flet,

na kujton se ne jemi aty, mes dy botëve,

të ndarë nga kufijtë,

por kurrë nga zemra.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit