3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Duhet ti lexosh

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot për ndarjen e 100 mijë eurove për mbulimin e shpenzimeve për mbrojtjen juridike-mbështetjen financiare për familjarët e veprimtarit Enver Hadri.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në fjalën e saj gjatë mbledhjes së qeverisë tha se në Belgjikë ka nisur procesi ndaj serbëve të akuzuar për vrasjen e Enver Hadrit, dhe se është pranuar ankesa e të akuzuarve, prandaj duhet ofruar mbështetje për familjen, transmeton telegrafi. “Dy të akuzuarit janë shtetas serb, të cilët akuzohen se në vitin 1999 në Belgjikë kanë kryer vrasjen, ndërsa i akuzuari i tretë po ashtu ish pjesëtar i Inteligjencës Jugosllave, akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e tij. Ata ishin shpallur fajtor, dhe po trajtohet ankesa e tyre. Ky rast ka rëndësi historike për vendin, prandaj kemi vendosur ta mbështesim familjen”, tha ai. Të akuzuarit për vrasjen e Hadrit, ishin shpallur fajtor para tetë vitesh.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit