4.8 C
Zurich
Wednesday, December 17, 2025
spot_img
spot_img

Ndryshime të Reja Ligjore në Zvicër që Hyjnë në Fuqi në 2026

Duhet ti lexosh

Nga viti i ardhshëm, disa rregulla dhe ligje të reja do të hyjnë në fuqi në Zvicër, duke prekur trafik, shëndetësi, tatime dhe të drejtat personale. Ja një përmbledhje e ndryshimeve më të rëndësishme:

Trafiku dhe Automjetet

  • Nga 1 janari 2026, regjistrimi i automjeteve bëhet më digjital. Dokumentet e pajtueshmërisë evropiane (eCoC) do të merren direkt nga databazat evropiane.
  • Automjetet dhe targat do të lëshohen vetëm pasi të jenë paguar të gjitha gjobat për CO₂ ose nëse automjeti është pjesë e flotës së re.
  • Sistemet e automatizuara mund të drejtojnë automjetet në autostrada dhe të parkojnë në parkime të caktuara pa praninë e shoferit, por drejtuesit duhet të jenë gjithmonë të gatshëm të ndërhyjnë, transmeton 20min.ch.

Shëndetësia dhe Sigurimi Shëndetësor

  • Primet e sigurimit shëndetësor do të rriten mesatarisht me 4.4%, ndërsa disa kantone do të kenë rritje më të madhe, e disa më të ulëta.
  • Disa vaksina standarde, si kundër difterisë, tetanozit dhe meningokokëve, do të jenë të përjashtuara nga franshiza.

Pensionet dhe Tatimet

  • 13-ta pensione e AHV do të paguhet për herë të parë në dhjetor 2026.
  • Kontributet e papaguara ose të pjesshme në kolonën 3a mund të paguhen më pas për vitet e mëparshme, duke përfshirë vitin 2025.

Kodi Penal

  • Nga 1 janari 2026, ndjekja e vazhdueshme e një personi (stalkimi) do të konsiderohet vepër penale e veçantë, me dënim deri në 3 vjet burg ose gjobë.

Çështje të tjera shoqërore

  • Ligji për përpunimin e të dhënave të pasagjerëve ajrorë hyn në fuqi për të luftuar krimet e rënda dhe terrorizmin.
  • Prezantohet e-ID vullnetare me çip për shërbime digjitale dhe veprime online, pa kosto për qytetarët.
  • Detyrimi i mbrojtjes civile zgjatet deri në moshën 40 vjeç.
  • Komuna Moutier kalon nga Kanton Berni në Kanton Jura më 1 janar 2026, pas referendumit të vitit 2021. Këto ndryshime synojnë përmirësimin e sigurisë, mbrojtjen e qytetarëve dhe lehtësimin e jetës digjitale në Zvicër, transmeton 20min.ch, përgatiti helveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme