0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Ndërhyrja Humanitare e NATO-s dhe Dëmtimi i Narrativës së Vërtetë

Duhet ti lexosh

Shkruan: Astrit Zemaj

Librin “Legjitimiteti i intervenimit humanitar ushtarak në Kosovë” e botova në vitin 2013, në një kohë kur botimet e kësaj natyre pothuajse mungonin. Ky libër përfaqëson një kontribut modest në mesin e argumentimeve të fuqishme të botës demokratike dhe aleatëve të Kosovës. Ai shërben si një dëshmi e rëndësishme mbi ndërhyrjen humanitare ushtarake të NATO-s për shpëtimin e popullit të Kosovës.

Në vitet e pasluftës, në arenën ndërkombëtare—nga vetë NATO, ekspertë të së drejtës ndërkombëtare dhe profesionistë të fushës ushtarake—u mbështet dhe u argumentua se NATO kishte vepruar drejt dhe në përputhje me parimet humanitare. Këto argumente, që shpesh referonin analiza të përfshira edhe në librin tim, forconin bazën juridike dhe morale të ndërhyrjes.

Mirëpo, brenda vendit u përhap një narrativë e gabuar, e artikuluar nga individë pa asnjë përgatitje profesionale ushtarake e aq më pak diplomatike. Deklarata të bëra pa menduar pasojat, madje të shoqëruara me pretendime të papërgjegjshme se “kishin kryer edhe shumë gjëra të tjera”, prodhuan një diskurs të dëmshëm. Ky diskurs, në mënyrë të tërthortë, u shërbente interesave të kundërshtarëve tanë, duke cënuar narrativën e drejtë për luftën çlirimtare dhe ndërhyrjen humanitare të NATO-s.

Një qasje e tillë e gabuar ndikoi edhe në aftësinë e NATO-s për t’u kundërpërgjigjur miteve dhe propagandës ruse e serbe rreth ndërhyrjes së vitit 1999. Ato mite synonin të relativizonin pastrimin etnik, katastrofën humanitare dhe gjenocidin në veprim, të kryer nga forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe kundër popullit të Kosovës.

E vërteta mbetet e pakontestueshme: po të mos ishte ndërhyrja e NATO-s, vetëm Zoti e di se ku do të ishim sot. /HelveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit