1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Ndahen 1 milion e 100 mijë euro mbështetje për familjet shqiptare në Luginë

Duhet ti lexosh

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, ku janë marrë disa vendime.

Në këtë mbledhje është aprovuar Rregullorja për Procedurat dhe Kushtet e Financimit të Organizatave Sportive.

Po ashtu janë ndarë 1 milion e 100 mijë euro mbështetje për të gjitha familjet shqiptare në Luginë që merren me bujqësi.

“Ndarë 1,108,529 Euro mbështetje për të gjitha familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, qё nё mënyrë aktive merren me bujqësi sipas thirrjes publike të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), përfshirë këtu financimin për programet nga thirrja publike e KKSh-së për avancimin dhe socializmin e fëmijëve me nevoja të veçanta. Është aprovuar kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje”, njofton qeveria.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit