E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, zhvilloi një vizitë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku u njoh nga afër me investimet më të fundit në fushën e sigurisë ajrore. Gjatë vizitës, përfaqësues të Grupit Kastrati, i drejtuar nga Shefqet Kastrati, prezantuan instalimin e pajisjeve të avancuara të kontrollit, të prodhuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këto teknologji synojnë të rrisin standardet e sigurisë për pasagjerët dhe të përmirësojnë kontrollin kufitar në një nga pikat më të rëndësishme hyrëse në vend. “E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn vizitoi Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku Grupi Kastrati, i drejtuar nga Shefqet Kastrati, po vendos pajisje kontrolli të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.
Bashkëpunimi me ofrues të besueshëm të teknologjisë amerikane i ndihmon kompanitë shqiptare të përmirësojnë sigurinë dhe të përforcojnë sigurinë kufitare”, thekon ambasada amerikane në Tiranë, transmeton abcnews.




