POSTIMET E FUNDIT

Murat Jashari: S’kam ambicie politike, emri i familjes Jashari nuk përdoret për poste

Një prej emrave të përfolur së fundmi si kandidat i mundshëm për president të Republika e Kosovës, Murat Jashari, ka deklaruar se nuk ka ambicie për t’u përfshirë në politikë dhe se e ka bërë të qartë këtë qëndrim sa herë që emri i tij është përmendur në këtë kontekst.

Në një prononcim për Vox Kosova, Jashari theksoi se nuk e sheh të arsyeshme, as moralisht e as profesionalisht, që të përdorë emrin e familjes Jashari për kalkulime politike apo për të synuar poste publike.

“Më shumë se gjithçka, për mua si Murat, është emri i familjes Jashari, është barrë e madhe mbi supe. S’kam të drejtë as morale e as profesionale me e fut emrin e familjes Jashari në kalkulime politike apo për poste publike”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, emri i tij është përmendur vazhdimisht sa herë që është hapur çështja e zgjedhjes së presidentit, por ai u ka bërë të qartë protagonistëve politikë se nuk synon të angazhohet në politikë.

“Çdo herë që ka ardhur çështja e presidentit, emri im është përmendë. Ua kam sqaru që s’kam ambicie politike, pra gjeni një emër tjetër. I kam bërë të qarta arsyet pse nuk e bëj”, është shprehur Jashari.

Ai ka shtuar se familja Jashari nuk i përket një subjekti apo grupi të caktuar, por të gjithë shqiptarëve.

“Familja Jashari u takon të gjithë shqiptarëve dhe të gjithë janë të tonit”, ka përfunduar ai. /BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB