Kujdes nga lajmet e rreme!
Kohët e fundit, mediat sociale dhe gazetat online po përhapin pretendime për Zvicrën që po hap tregun e saj të punës për 85,000 punëtorë të huaj. Këto raporte janë të rreme!
Siç thuhet në njoftimin zyrtar për shtyp të 19 nëntorit 2025, Këshilli Federal Zviceran ka vendosur të ruajë kuotat ekzistuese për shtetasit e vendeve të treta (shtetet jo-Schengen) për vitin 2026.
Një maksimum prej 8,500 punëtorë të kualifikuar dhe specialistë nga vendet e treta mund të rekrutohen në Zvicër vitin e ardhshëm. Këtu përfshihen 4,500 leje qëndrimi (B) dhe 4,000 leje afatshkurtra (L).
Për informacion të saktë, gjithmonë mbështetuni në burime zyrtare, njofton Ambasada e Zvicrës në Kosovë, transmeton helveticALforum.ch
Shiko: https://www.news.admin.ch/en/newnsb/7HwBjdg5HpBA




