Materiale autentike të pabotuara më parë, letërkëmbimin e profesor Eqrem Çabejit me tre personalitetet të shquara të gjuhësisë evropiane vijnë për herë të parë në një monografi shkencore.
Këto dokumente të ruajtura në arkivin familjar nga e bija e prof. Çabejit dhe të përkthyera për herë të parë në shqip përfaqësojnë një burim të çmuar për studimin e historisë, albanologjisë dhe të marrëdhënieve shkencore ndërkombëtare.
“Letrat e 3 personaliteteve të shquara, janë dokument mbi të cilin mund të hulumtohet dhe të bëhen punime shkencore”, u shpreh e bija e prof. Çabejit.
Drejtoresha e programeve në Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor, Marsela Robo sqaroi se monografia do të mund tu vij në ndihmë edhe shumë të rinjve të cilët mund ta gjejnë e ta lexojnë edhe në internet.
“Kjo vepër e sjell më afër rininë sot”, tha Marsela Robo, Drejtoresha e programeve në Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor.
Monografia vendos veprën e Çabejit në qendër të një rrjeti evropian dijetarësh, duke nxjerrë në pah rolin e tij ndërmjetës mes shkollës shqiptare dhe mendimit gjuhësor perëndimor. Vepra është një kontribut i rëndësishëm në trashëgiminë shkencore dhe kulturën shqiptare, transmeton rtsh.




