-1.2 C
Zurich
Wednesday, December 31, 2025
spot_img
spot_img

Momentet që shënuan Shqipërinë përgjatë 2025

Duhet ti lexosh

Viti 2025 ka qenë një vit sa produktiv por edhe sfidues për vendin. Shqipëria ka shënuar një vit të mbushur me arritje, por gjithashtu ka pasur momentet e saj të vështira. Integrimi në Bashkimin Evropian, zhvillimet në drejtësi dhe sukseset në turizëm janë disa nga piketat e rëndësishme që kanë ndihmuar në zhvillimin e vendit. Megjithatë viti u karakterizua edhe me tensione politike, kriza natyrore e sfida për të luftuar korrupsionin.

Momentet kyçe të vitit 2025

Integrimi në Bashkimin Evropian, hapi historik

2025 shënoi një hap të rëndësishëm për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Një moment historik për Shqipërinë ka qenë hapja e të gjithë kapitujve të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ky proces, i cilësuar si një nga më të vështirët dhe më të gjatët, u arrit në kohë rekord. Vlerësimet pozitive nga liderët e BE-së kanë forcuar më tej besimin në procesin e integrimit.

Po ashtu, më 16 maj, pas zgjedhjeve parlamentare, Tirana mirëpriti Samitin e Komunitetit Politik Evropian, ku mblodhën liderët evropianë në kryeqytetin shqiptar.

Zgjedhjet parlamentare dhe skena politike

2025 ishte edhe një vit elektoral për vendin. Shqipëria zhvilloi zgjedhjet parlamentare më 11 maj, ku Partia Socialiste siguroi një fitore të thellë, duke fituar 83 mandate. Megjithatë, ky vit ka qenë gjithashtu një periudhë e trazuar për opozitën, me Partinë Demokratike që nuk e ka pranuar rezultatin dhe ka nisur protesta të shumta.

Gjithashtu edhe muajin dhjetor opozita e mbylli me protesta para kryeministrisë duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Drejtësia dhe lufta ndaj korrupsionit

Viti 2025 ka qenë një vit aktiv edhe për SPAK, i cili ka nisur hetime të rëndësishme ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë. Në shkurt, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua dhe ndodhet ende në paraburgim. Po ashtu, në fund të vitit, nisën hetimet edhe ndaj zv.kryeministres, njëherësh ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Gjithashtu edhe përgjatë 2025 SPAK vijon të hetojë dosjet e hapura ndaj ish presidentit dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili vijon të jetë në paraburgim si dhe liderit të PD, Sali Berisha, i cili ndodhet në “detyrim paraqitje”.

Në dhjetor, Klodian Braho u zgjodh kreu i ri i SPAK, duke pasuar Altin Dumanin, i cili mori vlerësime të shumta nga partnerët ndërkombëtare për punën e tij në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në krye të Prokurorisë së Posaçme.

Zjarret në të rënda në vend

Vera e vitit 2025 ishte e shoqëruar me zjarret më të rënda që ka përjetuar Shqipëria. Zjarret masive përfshinë zona të mëdha pyjore dhe rurale nga veri në jug, duke shkaktuar dëme të mëdha mjedisore dhe ekonomike.

Flakët dogjën me mijëra hektarë pyje e kullota, u shkrumbuan disa banesa, ndërsa shënuan edhe një viktimë.

Një turizëm i suksesshëm

Përgjatë vitit 2025, turizmi ka shënuar një rritje të ndjeshme në Shqipëri. Numri i turistëve ka qenë në rritje të qëndrueshme, duke sjellë të ardhura 4.4 miliardë euro për vendin. Turistët tashmë preferojnë Shqipërinë gjatë gjithë vitit, duke e transformuar atë në një destinacion turistik tërheqës dhe gjithëvjetor.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit

Pas tre vitesh zvarritje në fund të vitit 2025 u zgjodh edhe Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani. Edhe zgjedhja e tij shënoi tensione politike, pasi opozita tërhoqi në momentet e fundit firmat për mbështetjen ndaj tij, ndërsa ai u zgjodh vetëm me votat e mazhorancës, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme